Spitalet si policia dhe ushtria! Sistem online nga TIMS për të kontrolluar pacientët që fshehin se kanë qenë në zonat e prekura me koronavirus (VIDEO)

TIRANË- Me qëllim parandalimin e infektimit me koronavirus të mjekëve të tjerë, nga vizitorë të "pa përgjegjshëm" që e fshehin që kanë qenë në vendet e prekura,  janë prezantuar masa të reja nga qeveri. Çdo spital në vend, njësoj si policia dhe ushtria, do të ketë në dispozicion një listë të përpunuar nga sistemi TIMS të të gjithë qytetarëve që kanë ardhur nga vendet e prekura.

Çdo person që tenton të futet në spitale, do t'i nënshtrohet këtij filtri. Në rast se e fsheh një informacion të tillë, pra që ka qenë jashtë shtetit gjatë javëve të fundit, do t'i nënshtrohet kontrollit dhe do të urdhërohet për t'u vetëkarantinuar. Ky sistem online do t'i ndihmojë bluzat e bardha që të mos gjenden të përgatitur përballë këtyre personave, të cilët për motive nga më të ndryshme e fshehin një informacion të tillë, por duke sjellë pasojë të rëndë në sistemin mjekësor në një kohë kur është i domosdoshëm.

6 mjekë të spitalit "Shefqet Ndroqi" kanë rezultuar pozitiv me koronavirus nga kontaktet që kanë pasur me një vizitor i cili nuk kishte treguar se kishte qenë në Itali pak ditë më parë.   

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besnik: 16/03/2020 14:05

    Dashuri dhe respekt per ju dhe familjet tuaja. Policia eshte e popullit. Qeveritareve te ju vije turp qe jane strukur vilave luksoze festojne datelindje dhe bejne sikur po punojne.Opoziten e paguajne pa hyre ne parlament dhe stafeve mjekesore 1000 Euro bonus (ishallah nuk genjejne)sikur po i pagujne nga xhepi i tyre.Vdekshi brenda vilave dhe bunkereve tuaja me parate qe i keni vjedhur e grabitur heronjve qe rrezikojne perdite per ju dhe familjet tuaja.Fshihuni skutave ju erdhi dita o mekatare te pa ngopur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë