Koronavirusi në Greqi/ 6,424 raste të reja dhe 77 viktima në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Greqi/ 6,424 raste të reja dhe 77 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

Situata e koronavirusit në Greqi vijon të jetë alarmante. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6,424 raste të reja me koronavirus, gati trefishim në krahasim me një ditë më parë. Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë regjistruar 1,044,301 raste me koronavirus.

Në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 77 viktima ndërsa prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 20,055 vdekje nga COVID.

Greqia pak ditë më parë ka vendosur masa të reja anti-COVID. Çdo person që do të hyjë në territorin e Greqisë përveç certifikatës së vaksinimit duhet të ketë edhe një test negativ të koronavirusit të 48 orëve të fundit.

Këto masa kanë hyrë në fuqi pas rritjes së infektimeve dhe përhapjes së variantit 'Omicron', variant i cili ka shkaktuar rritje të infektimeve në të gjithë botën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë