Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit u regjistruan 876 raste të reja me COVID-19 nga 3144 testime të kryera në total.

Tirana mbetet me numrin më të lartë të të infektuarve ku sot u raportuan 290 raste ndërsa Lushnja me 61 infektime të reja.

Fatkeqësisht gjatë kësaj periudhe kohore kanë humbur jetën 11 persona të tjerë duke e çuar numrin total në 1380 që nga fillimi i pandemisë.

Në 4 spitalet COVID aktualisht janë të shtruar 343 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,424 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3144 testime, 497 të shëruar, 876 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3144 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 876 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 290 raste në Tiranë, 61 raste në Lushnje, 50 raste në Vlorë, 47 raste në Fier, 43 raste në Durrës, 33 raste në Elbasan, 26 raste në Sarande, 21 raste në Kukës, 19 raste në Shkodër, Lezhë, Kavajë, 17 raste në Berat dhe Delvinë, 15 raste në Krujë, Korçë, Kamëz, 13 raste në Gjirokastër dhe Kurbin, 10 raste në Mallakastër, Gramsh, Mat, 7 raste në Librazhd, 6 raste në Tepelenë, Dibër, Himarë, Shijak, Kuçovë, 5 raste në Tropojë, Prrenjas, Peqin, Patos, 4 raste në Devoll, Rogozhinë, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Fushë Arrëz, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Has Memaliaj, Poliçan, 2 raste në Malësi e Madhe, Roskovec, Skrapar, Libohovë, Konispol, 1 rast në Vorë, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,424 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 343 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 36-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

COVID-19 – Statistika (31 Janar 2021)

Raste të reja ditore        876
Të shëruar në 24 orë     497
Të shtruar në spitale     343
Humbje jete në 24 orë     11
Testime ditore              3144
Testime totale         358,493
Raste pozitive           78,127
Raste të shëruara     47,424
Raste Aktive              29,323
Humbje jete                 1380

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   16807
Fier         2326
Durrës    1623
Shkodër  1447
Elbasan  1383
Vlorë       1347
Lezhë     1046
Korçë       936
Berat        891
Gjirokastër 605
Dibër        433
Kukës       479