Koronavirusi, nga 15 dhjetori Franca vendos orë policore

Në përpjekje për të vënën nën kontroll përhapjen e Koronavirusit, Franca do të shtyjë rihapjen e lokacioneve kulturore dhe do të vendosë orë policore. Kryeministri Jean Castex tha se normat e infektimit nuk janë duke rënë me ritmin që ka shpresuar qeveria, pas vendosjes së masave të izolimit në fund të tetorit. Qeveria e kishte kushtëzuar lehtësimin e masave me rënien e numrit të të infektuarve në rreth 5,000 në ditë, por ky numër ende duket shumë larg pasi ditët e fundit shifrat kanë qenë mbi 10000.

Urdhri për qëndrim në shtëpi do të hiqet më 15 dhjetor, kur edhe do të nisë ora policore nga ora 20:00 deri në 06:00. Masa nuk do të hiqet për Vitin e Ri, për të parandaluar tubimet e mëdha.

 “Nuk jemi ende në fund të kësaj vale të dytë dhe nuk do t’i arrijmë objektivat e vëna për 15 dhjetor. Duhet të mbetemi të përqendruar dhe ta gjejmë rrugën gjatë javëve të ardhshme”, tha kryeministri Castex në një konferencë për media.

Muzetë, kinematë, teatrot dhe vendet sportive, që pritej të rihapeshin të martën, do të qëndrojnë të mbyllura edhe për tri javë. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zen: 11/12/2020 11:53

    Ora policore eshte ne fuqi ne France qe prej nje muaji. Nga 21 deri ne 6. Lajmi do ishte: shtrengohet ora policore sepse tani do filloje ne oren 20.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen