Koronavirusi/ Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada Gjermane për qytetarët që kanë aplikuar për viza

Koronavirusi/ Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada Gjermane për qytetarët që kanë aplikuar për viza

Foto ilustruese

1552926276_ambasadagjermane735x400780x439.jpg

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për gjithë ata qytetarë që kanë aplikuar për viza.

Në njoftim thuhet se për shkak të kufizimeve në qarkullimin rrugor, ditën e premte datë 13, sektori i vizave do të jetë i mbyllur.

Duke filluar nga e hëna, më 16.03.2020, në rast se nuk do të ketë ndryshime, ne do të jemi përsëri në shërbimin tuaj.

Nisur nga rreziku i lartë i infektimit të virusit COVID-19, ambasada ka sjellë qartësisht në vëmendje të aplikuesve, që përpara zyrës së vizave të mbahet një distancë prej të paktën 2 metrash nga njëri-tjetri”, thotë ambasada në njotim.

Më tej shton se aplikuesit, që shfaqin simptoma të virusit temperaturë e lartë, kollë apo që në 14 ditët e fundit kanë udhëtuar në Itali apo Greqi apo në një nga zonat me risk të lartë, janë të lutur të mos paraqiten në datën e aplikimi të tyre dhe të njoftojnë për këtë ambasadën përmes email-it [email protected] në mënyrë që takimi të mund të shtyhet.


Lajmi kryesor:

Ambasada e SHBA anulon të gjitha intervistat e paracaktuara për viza turistike deri më 3 prill


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI