TIRANË- Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka shtyrë punimet me tre muaj, deri në 31 korrik. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e zhvilluar online, për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni ishte kreu i KED, Ardian Dvorani i cili dëshmoi sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese të cilat sollën dhe përplasjen e tij me Presidentin Meta.

Ndërkohë që Komisioni Hetimor për presidentin, i ngritur për të hetuar anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 Qershorit zgjeroi objektin e hetimit duke përfshirë edhe çështjet e debatit për emërimin e anëtarëve të Kushtetueses.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:04
Shtyhet me tre muaj Komisioni Hetimor për Metën

Komisioni Hetimor për Metën shtyhet deri në 31 korrik.