‘Koronavirusi nuk transmetohet me postë’, OBSH e shqetësuar për lajmet e rreme (FOTO FAKE)

‘Koronavirusi nuk transmetohet me postë’, OBSH e shqetësuar për lajmet e rreme (FOTO FAKE)

Me shqetësimin dhe frikë në rritje që shoqërojnë përhapjen e koronavirus 2019-nCoV, psikozat po përhapen gjithashtu dhe lajmet e rreme, të cilat gjejnë terren pjellor në mediat sociale, në internet dhe në ‘zinxhirët’ e mesazheve telefonike.

Në Itali, ‘Istituto Superiore Sanità’ (ISS) ka rekomanduar përmes Twitterit "të mos i jepni besim burimeve jozyrtare mbi koronavirusin, siç janë mesazhet zanore në rrjetet sociale dhe aplikacionet e mesazheve".

Sipas OBSH, e cila merr shkas nga lajmet Fake, nuk ka asnjë provë që kafshët shtëpiake mund të infektohen me koronavirusin e ri.

Ajo gjithashtu këshillon "njerëzit e të gjitha moshave" të marrin masa për t’u mbrojtur nga virusi, për shembull duke ndjekur higjenën e mirë të duarve dhe duke mbuluar rrugët e frymëmarrjes kur teshtini ose kolliteni.

Përmes selisë qendrore në Gjenevë, gjashtë zyrave të saj rajonale dhe partnerëve,  OBSH po punon gjatë gjithe kohës për të identifikuar dhe klasifikuar thashethemet më të zakonshmedhe ato potencialisht të dëmshme për shëndetin publik, siç janë lajmet e rreme që kanë të bëjnë më mënyrat e parandalimit të infektimit apo masat e trajtimit.

Këto lajme të rreme, për tu bërë të besueshme shpërndahen bashkë me informacione të bazuara në prova shkencore, përmes kanaleve sociale (Weibo, Twitter, Facebook, Instagram, LinkedIn, Pinterest) dhe faqe të tjera të internetit", raporton OBSH.

Facebook tashmë prej disa ditësh ka lajmëruar se ka nisur të identifikojë dhe fshijë nga platforma lajmet e rreme


Lajmi kryesor:

Koronavirusi i Wuhan, numri i viktimave shkon në 362, raste të konfirmuara të infektuar vetëm në Kinë 17 392, evakuohen 56 shtetas italianë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë