Me 43 viktima deri tani nga COVID-19, Greqia iu frikësohet epidemive: Vijon vaksinimi i fëmijëve deri në dy vjeç

Me 43 viktima deri tani nga COVID-19, Greqia iu frikësohet epidemive: Vijon vaksinimi i fëmijëve deri në dy vjeç

Ka arritur në 43 numri i të vdekurve nga koronavirusi, ndërsa 5 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Greqi. Po ashtu, 56 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19, duke e çuar numrin e të infektuarve në 1.212 bën me dije zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Sotiris Tsiodras.

Të vdekurit janë 32 burra dhe 11 gra. Në të njëjtën kohë, 72 persona mbeten të intubuar. Mosha mesatare e viktimave është 65 vjeç dhe shumica kanë sëmundje themelore.

Tsiodras deklaroi se deri tani janë bërë mbi 15,000 teste në total, ndërsa sipas tij është e nevojshme vaksinimi i fëmijëve në këto kohë.

"Sa i përket vaksinimit te fëmijët në këtë periudhë kritike të Komitetit Kombëtar të Vaksinimit me vendim unanim, thekson që ndalimi i vaksinimit edhe për një periudhë të shkurtër kohe mund të çojë në akumulimin e individëve të prekshëm dhe mund të rrisë mundësinë e shfaqjes së epidemive të sëmundjeve të parandalueshme nga vaksinimi, duke rënduar më tepër sistemin shëndetësor”, theksoi eksperti i sëmundjeve infektive.

"Ju të gjithë e mbani mend atë që bëmë dy vjet më parë me epideminë e fruthit," u shpreh ai.

"Duke marrë parasysh të dhënat lokale epidemiologjike, si dhe udhëzimet përkatëse të Organizatës Botërore të Shëndetit në bashkëpunim me Komisionin Kombëtar të Vaksinimit, rekomandohet një vaksinim i vlefshëm i fëmijëve deri në dy vjet pa vonesë, në konsultim me pediatrin," vazhdoi ai.

"Veçanërisht për vaksinat me përparësi si difteria, tetanozi, pertusis, polio, Haemophilus influenzae, pneumokoku, MMR dhe meningjiti, me një preferencë të administrimit të vaksinave multivalente për të ulur vizitat", vijoi Tsiodras, teksa shton se: "Vaksinimet do të bëhen në zyrë në një kohë dhe ditë të caktuar në mënyrë që kontakti njerëzor të mbahet në minimum. Fëmija që do të vaksinohet duhet të shoqërohet nga një prind i vetëm. Ndërsa, për fëmijët mbi moshën dy vjeç, vaksinimi rregullisht është planifikuar të bëhet në fund të epidemisë aktuale. Janë dhënë udhëzime në lidhje me këtë temë. "

Ai gjithashtu tha se është aprovuar një trajtim specifik edhe për pacientët që janë në karantinë në shtëpi.

"Ata që janë në shtëpi do të jenë në gjendje të marrin ilaçin pasi të plotësojnë një format të veçantë që do të jetë në dispozicion në të ardhmen e afërt," tha specialisti i sëmundjeve infektive.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave