TIRANE-PDIU-ja i bën thirrje sërish qeverisë shqiptare që të adoptojë menjëherë metodën e testimit masiv që sipas kësaj force politike, zgjat vetëm 15 minuta dhe është jetike për njerëzit dhe personelin mjekësor. Sipas kësaj partie që drejtohet nga Shpëtim Idrizi, sot në treg ka metoda shumë të thjeshta testimi që zgjasin vetëm 15 minuta dhe që kushtojnë shume pak euro.
"Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Opozitës dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit të Kombit bënë shumë mirë që u mblodhën. Shpresojmë shumë të kenë marrë vendime të vlefshme e të qarta për sigurinë e Kombit. Veçanërisht për ata qytetarë që kanë mbetur jashtë Shqipërie dhe që kanë nevojë urgjente për veprimin e shtetit. Gjithashtu, shpresojmë që thirrja jonë për testimin masiv të popullsisë, të jetë vlerësuar dhe të ketë marrë disi udhë.
E theksojmë: testimi masiv është ndriçimi i vetëm i rrugës ku po ecim. Sot në treg ka metoda shumë të thjeshta testimi që zgjasin vetëm 15 minuta dhe që kushtojnë shume pak euro. Me këtë metodë testohet e gjithë forca aktive për punë, personeli i sistemit shëndetësor dhe gjurmimi dhe evidentimi sistematik i të prekurve. Është ekstremisht e rëndësishme, jetike të mbahet gjallë ekonomia. Vetëm 15 minuta dhe kuptohet je apo jo i infektuar. I kërkojmë qeverisë ta adoptojë menjëherë këtë metodë dhe të blejë kitet e nevojshme për testimin e njerëzve. Kjo është rruga e sigurtë për sigurinë publike dhe rigjallërimin e jetës në vend. Sa më parë!" thotë PDIU.
E vetmja menyre per testin eshte PCR, te tjerat jane 30-40% te sakta.
PërgjigjuTi çam hajdut ke qene drejtor doganash dhe drejtor i tatimeve te vendit... nxirrr nje pjese te parave qe ke vjedhur dhe vurja ne dispozicion per blerjet qe propozon... dhe mos na bej si burre i mencur se te njohin te gjithe se kush je...
Përgjigju