
Sipas autoritetet shëndetësore në Greqi në ditën e sotme kanë humbur jetën nga koronavirusi 6 pacientë ndërkohë që numri I të infektuarve nga Covid-19 është rritur në 1544 kurse totali I vdekjeve ka shkuar në 53 kurse të shëruarit numërohen në rreth 61.
Në Turqi autoritetet kanë raportuar për rreth 18 mijë raste pozitiv nga koronavirusi teksa në vend numri i viktimave ka shkuar në 365.
Në Serbi të prekurit nga infeksioni janë 1171 për një total viktimash prej 31 personash.
Në Maqedonin e Veriut janë regjistruar në total 11 viktima kurse të infektuarit nga koronavirusi janë rreth 430.
Në Kosovë deri tani janë 126 raste të infektuara me virusin Covid-19. Prej tyre 10 janë shëruar e një ka vdekur.
Lajmi kryesor:
Italia s'ka kaluar pikun, kurba vijon e sheshtë! Në 24 orë 766 të vdekur! Mbi 1 milion raste të prekur në botë








