Koronavirusi/ Publikohet sondazhi: Shumica e gjermanëve kundër lirimit të masave kufizuese

Koronavirusi/ Publikohet sondazhi: Shumica e gjermanëve kundër lirimit të masave kufizuese

Gjermanët janë kundër lirimit të masës për ndalimin e kontaktit në luftë kundër pandemisë së Coronës. Në një sondazh të institutit, YouGov me porosi të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, 44% e gjermanëve duan zgjatjen e masave të kufizimit përtej datës 19 prill, dhe madje 12% e të anketuarve kërkojnë ashpërsimin e tyre. Vetëm 32% janë për lirimin e masave dhe 8% për heqjen e plotë të masave të marrë nga federata dhe landet gjermane në luftë kundër Coronës. 

Të mërkurën e kësaj jave, kancelarja Merkel dhe kryeministrat e landeve konsultohen për mënyrën e veprimit përtej 19 prillit. Në shumicën e landeve gjermane, qytetarët mund të lëvizin të lirë jashtë, por vetëm nga dy vetë. Gruppe të vogla lejohen jashtë vetëm me personat që banojnë së bashku në një familje.

Ndërkohë në Gjermani sipas të dhënave të Institutit Robert Koch, RKI numri i infeksioneve është rritur me 2537 vetë, në 123.016 gjithsej. Brenda 24 orësh janë njoftuar 126 raste të tjera vdekjesh në lidhje me pandeminë, bëri të ditur RKI. Sipas Institutit 64.300 vetë janë shëruar. Pra për herë të parë shënohet se më shuma se gjysma e të infektuarve janë shëruar./DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • karma: 22/04/2020 16:21

    Po pse nuk i shkruani dhe masat kufuzuese qe jane ne Gjermani aktualisht media gjysmake, me lajme dashakeqe e vec per interes te partise ne pushtet. Gjermani ka masa shume me te lehta se ne dhe sipas landeve. Nderkohe qe tek ne spo lejohemi me dale as per ajer. FU B

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit