TIRANË- Në reagimin e tij të dytë brenda ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur se nuk ka vend për panik sepse deri më tani në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë rast të prekur me koronavirus.
Teksa ripublikon videon e ministrisë së Shëndetësisë me këshillat se si të mbrohemi nga ky virus që ka "pushtuar" shumë shtete në botë, Rama këshillon qytetarët që t'u referohen vetëm informacioneve zyrtare të publikuar nga instancat përkatëse dhe jo "broçkullat" apo "dixhidokrrat", siç shefi i ekzekutivit i quan, sepse ato nuk bëjnë gjë tjetër veçse ushqejnë ankthin e panikun.
Rama siguroi çdo qytetar se shteti ka kapacitete për ta përballuar në rast se do të ketë persona të prekur.
"Nuk ka vend për panik! Ju lutem ndiqini këto këshilla të thjeshta të miratuara nga organizata botërore e shëndetësisë dhe shmangni sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin e panikun. Deri në këtë moment që komunikojmë nuk kemi asnjë rast të koronavirusit, por nëse në ditët a javët në vijim do të duhet ta përballim, jini të sigurtë se do ta kalojmë edhe këtë flamë. Sëbashku", shkruan Rama.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
Komente













Shum thjesht o njerez mos u puthni e mos i jepni doren njeri tjetri mbani distanc mbani higjen vetjake lani duart shpesh mos prekni fytyren e hunden se ne shqiptaret vdesim te perqafohemi mos rrini ne ambiente publike evitoni festat evitoni autobuzet.
PërgjigjuMos fol keshtu z kryeminister se I more ne qafe shqipetaret
Përgjigju