Basha: Rama të lërë propagandën, të marrë masat për koronavirusin! Banorët në çadra në kushte të rënda higjeno-sanitare

Basha: Rama të lërë propagandën, të marrë masat për koronavirusin! Banorët në çadra në kushte të rënda higjeno-sanitare

Lulzim Basha

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sërish me një apel për qeverinë që të shtojë masat për të parandaluar rrezikun nga koronavirusi.  Ai thotë se Rama duhet të lërë mënjëanë propagandën dhe të merret me hartimin e një plani masash për informimin e qytetarëve si dhe kontrollin e atyre që vijnë nga Italia. Ai kërkon të merren masa urgjente edhe për strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti, duke kujtuar se përgjatë qëndrimit të tyre në çadër është rënduar gjendja e tyre higjeno-sanitare.

"Qeveria duhet të ndalë menjëherë propagandën dhe të marrë masa konkrete për kontrollin e qytetarëve që vijnë nga Italia, kryesisht nga rajonet ku corona virusi ka përhapjen më të madhe.

Këto masa nuk mund të jenë shoë televiziv, por kontrolle të plota në të gjitha pikat hyrëse në Shqipëri. Është urgjent hartimi dhe shpallja e planit të masave dhe informimi i qytetarëve si duhet të veprojnë në rast të dyshimit se janë të prekur nga corona virus.

Ndërkohë që Shqipëria ndodhet përballë rrezikut potencial të prekjes nga corona virus, mijëra bashkëqytetarë ndodhen në kushte të mjerueshme për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Në mungesë të një strehe ata jetojnë ende në çadra ose janë rikthyer në banesat e dëmtuara, në kushte aspak të favorshme higjenosanitare dhe me mungesa të theksuar në ushqime.

Është neglizhencë kriminale të humbet akoma kohë, kur duhen marre masa urgjente për strehimin apo sigurimin e konteniereve për banorët që jetojnë në çadra, çka ka sjellë dhe gjendje të rënduar shëndetësore dhe kushte aspak të përshtatshme higjeno-sanitare për ta.

Njerëzit janë të shqetësuar me të drejtë, ndaj është koha që të flasin mjekët dhe të izolohet propaganda.

Dhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë shenjë rëndimi apo përkeqësimi të shëndetit të tyre por t'u drejtohen mjekëve dhe specialistëve të fushës. Ne kemi personel të shkëlqyer mjekësor që nuk kërkon asgjë më shumë se plotësimin e kushteve dhe nevojave për të përballuar çdo situatë

Detyra e qeverisë është të sigurojë këto kushte dhe jo të bëjë show dhe propagandë. Jam i bindur se nëse vihen në dispozicion mjetet e nevojshme, mjekët tanë", deklaron Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like 7%: 25/02/2020 14:39

    Bashe me 2 nars dua 200 mije ne bukevard ndryshe ham nje mut pastaj

    Përgjigju
  • hahaha doli surratPordha nga vryma e Shpellarit te japi keshilla heeeeeeeeej !!!!!!!!: 25/02/2020 14:37

    PERSE LIHET I LIRE KY VIRUS ? APO KERKOI TE INFEKTOJE SHQIPTARET RRUGEVE KY KERME E DALE NGA SHPELLA DUHET FUT MENJIHER NE KARANTINE CFAR PRITET ME ? MOS U TREGOI TE PAPERGJEGJSHEM ME VIRUSE SI KY HEDHUR QELLIMISHTE NGA HOLANDEZET NE FORME BOMBE MOLOTOVI BAKTERIOLOGJIKE NE SHQIPERI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)