Shkon në 6 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri, ndërsa një paciente 71-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Ministria e Shëndetësisë njofton se e moshuara e shtruar në spitalin e Infektivit ishte në terapi intensive, me frymëmarrje të drejtuar (respirator).
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.
71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri, ndërsa 145 persona janë të infektuar dhe 17 të tjerë janë shëruar.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 71-vjeçare, vuante nga hipertensioniGjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.
71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Harta me të dhënat për te prekurit dhe viktimat nga Koronavirusi në Shqipëri
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
80.5%
-
Jo
11.1%
-
S'do votoj
8.5%
Vota total: 804
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimi me homologen britanike, Hoxha: Diskutuam për procesin e integrimit në BE, migracionin e paligjshëm dhe krimin ndërkufitar
1 Prill, 14:28
-
Pas Malit të Zi, lehtësohet lëvizja drejt Maqedonisë së Veriut me 'Karton Jeshil' 1-vjeçar për 50 Euro
1 Prill, 13:45
-
Serbia ‘hakmerret’ ndaj aleancës Shqipëri-Kosovë-Kroaci, nënshkruan marrëveshjen në fushën e mbrojtjes me Hungarinë
1 Prill, 13:15
-
16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, kontribut në aleancë! Hasani: Forcojmë partneritetin me aleatët! Vëngu: Rrugëtim me sfida
1 Prill, 09:38
-
Nga platforma e re për Prokurimin Publik te menaxhimi më i mirë i financave: Çfarë përfshin financimi 80 mln dollarë i BB për transformimin dixhital! Vlerësim edhe për e-Albanian
31 Mars, 10:27
-
Nga mashtrimet financiare te tradhtitë ekonomike, si po mbrohen bizneset shqiptare duke punësuar hetues privat
31 Mars, 09:21
-
Media britanike 'The Telegraph': Shqipëria, destinacioni i pushimeve me rritjen më të shpejtë në Evropë
30 Mars, 09:45
-
Pasi dështoi vetë të sfidonte Ramën në zgjedhje, Albin Kurti i ka shpresat tek Adriatik Lapaj
28 Mars, 22:32
-
500 bashki nga i gjithë Ballkani do të përfitojnë WiFi publik falas, aplikoni deri më 28 prill
28 Mars, 19:15
-
Lara Colturi ngre lart skitë shqiptare, mbyll sezonin 2024-2025 me 3 podiume në Kupën e Botës dhe futet në ‘Top 10’
27 Mars, 20:54
-
Dokumentet e deklasifikuara: CIA konfirmoi ekzistencën e Arkës së Besëlidhjes
27 Mars, 15:11
-
Rama-investitorëve të huaj: Investoni në Shqipëri! Blini sot qoftë edhe një gur, nesër do të jetë vonë! Pjesa më e mirë janë malet
27 Mars, 11:51
Ai qe keni percaktuar si Berati , eshte Skrapari ... Se na doli Berati ne kufi me Greqine fare -_-
PërgjigjuAnonym: dhe koment: mbylluni né shtepi,lutuni te mos i vij radha nje tè afermi dhe mos na grisni nervat kot me injorancen juaj.
PërgjigjuKrahas asaj qe ben personeli mjekesor, natyrisht brenda kushteve qe i vihen ne dispoozicion, eshte e rendesishme qe gjithkush te respektoje higjenen dhe distances per te minimizuar perhapjen e virusit qe ka pushtuar edhe vendet me te zhvilluara ne bote. Per fat jo te mire, asnje nuk ishte i pergatitur per kete, sidoqofte te gjithe e kemi ne dore dhe pergjegjesi te bejme dicka dhe te mbrojme njeri tjetrin, te respektojme personelin mjekesor qe eshte cdo dite ne rrezik dhe perballet me semundjen. Le te perpiqemi gjithashtu te jemi sa me te sjellshem me njeri tjetrin. Pershendetje nga Somalia.
Përgjigju: Italia qe eshte nje nga shtetet me te fuqishem ekonomikisht te europes ka marre ndihma nga Kina, nga Rusia, dhe nga Kuba me personel mjeksor dhe me materiale mjeksore. Cdo popull ne bote, nese eshte i paafte dhe i pamundur per veten, zakonisht kerkon ndihme tek shtete "me te zhvilluara", qe ta ndihmojne.
PërgjigjuShteti te marre masa te tjera per normalizimin e situates se nuk mjafton vetem izolimi, ashtu sic eshte shprehur edhe sekretari i pergjithshem i OBSH-se dje. Nese jane te paafte per te menaxhuar situaten te trokasin te shtete qe mund t'i ndihmojne.
PërgjigjuTek cilat shtete, tek ato qe kane hallin e tyre si te dalin nga kjo situate e panjohur? Kina eshte e vetmja qe e manaxhoi, por ku do shkojne me pare mjeket kineze, sepse gjithe bota po u kerkon ndihme. Te gjitha po thone qe izolimi eshte e vetmja rruge per ngadalsimin e perhapjes se virusit, se per pajisje dhe materiale te gjithe po shohin hallin e vete e nuk po eksportojne per te tjeret.
Te gjithe vuajne nga hipertensioni mjaft u bete qesharak me keto percaktime.Ngushellime familjes dhe nxitoni hapni shkollat.
PërgjigjuKy o shkruan se ka i interesa politike, o punon ne shtet e shtetit kjo i ri per mbare te ikin per lesh ca pensioniste, o ka ndonje shkolle e i duhen leket e nxenesve.(kjo e treta me duket pak qesharake se sot per sot diskutohet per punen jo shkollat qe nuk behet fjale) dhe nese eshte e treta Ps. Qenke nje BASTARD njeri pa njeri qe leku ka zene syte. Nese nuk ve faj se ky vend budallen ka plot.