Koronavirusi ka shtyrë edhe seancën gjyqëesore të  kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për në datë 27 prill.

Seanca në Gjykatën e Apelit është shtyrë për shkak të mungesës së një anëtari të trupës gjykuese dhe një prokurori.

Lulzim Basha akuzohej nga Prokuroria për falsifikim dokumentesh.

Kujtojmë që edhe seanca gjyqësore e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është shtyrëe për shkak të kushteve të krijuara nga COVID-19.