Koronavirusi, shënohet viktima e dytë në Britaninë e Madhe, 164 persona të infektuar

Koronavirusi, shënohet viktima e dytë në Britaninë e Madhe, 164 persona të infektuar

Konfirmohet viktima e dytë nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar. Personi është një i moshuar në të 80-tat. I moshuari është viktima e dytë që ndërron jetë brenda vendit dhe i treti përsa u përket shtetasve britanik të vdekur deri tani nga virusi vdekjeprurës- pasi një burrë britanik  humbi jetën muajin e kaluar teksa u infektua në kruzerin “Diamond Princess” në brigjet e Japonisë.

Spitali Milton Keynes në të cilin ishte shtruar i moshuari, tha se viktima vuante edhe nga sëmundje të tjera kronike. Po ashtu, mësohet se spitali ka izoluar çdo pacient apo staf që ka qenë në kontakt me të moshuarin.

Vdekja e parë brenda Mbretërisë së Bashkuar lidhur me virusin u konfirmua të enjten, kur një grua në 70-tat e saj –edhe me probleme të tjera shëndetësore - vdiq në spital.

Ndërkohë, 164 persona janë konfirmuar deri tani të infektuar me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas shifrave të fundit të Departamentit të Shëndetit, të publikuara në orën 9:00 GMT këtë të Premte, gjithsej janë testuar 20,338 persona, nga të cilat 147 raste janë identifikuar në Angli, 11 në Skoci, tre në Irlandën Veriore dhe dy në Uells.

Përsa u përket 147 rasteve në Angli, ato janë:

29 në Londër

24 në Jug-Lindje

22 në Jug-perëndim

21 në veri-perëndim

13 në Veri-Lindje dhe Yorkshire

12 në Midlands

11 në Lindjen e Anglisë

15 nuk janë konfirmuar ende

Në Skoci, tre raste janë identifikuar në Grampian, dy në Fife, dy në Forth Valley dhe një në Lothian, Tayside, Ayrshire & Arran dhe Greater Glasgoë & Clyde.

Rreth 45 nga rastet e konfirmuara kanë qenë të izoluara në shtëpi, ndërsa 18 persona janë rikuperuar.

Më herët, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u zotua të shpenzojë 46 milion paund referuar situatës urgjente për trajtimin e koronavirusit- para këto të cilat do të shkojnë për të zhvilluar një vaksinë dhe pjesa tjetër do t’iu jepen të gatshme disa prej vendeve më të rrezikuar për t’i ndihmuar të përgatiten për shpërthimin e virusit vdekjeprurës.

1583553290_Screenshot12.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?