SKEDA europiane e koronavirusit, masat e emërgjencës shëndetësore...Si po frenohet COVID-19 (VIDEO)

Si është përhapja e COVID-19 në Evropë dhe çfarë masash kanë marrë qeveritë?

Franca ka regjistruar 2284 raste të infektuar dhe 48 viktima. Në përgjigje të emergjencës, qeveria franceze ka udhëruar mbylljen e shkollave, universiteteve, shkollave, kopshteve, çerdheve dhe azileve deri më 3 prill. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se kjo është emergjenca më e rëndë shëndetësore e 100 viteve të fundit në Francë. Macron tha gjithashtu se një "valë e dytë" e mundshme prej koronavirusit "do të prekë gjithashtu të rinjtë”.

Gjermani ka regjistruar deri tani 2078 raste të infektuar dhe 3 viktima nga koronavirusi. Në Bavari, nga dita e hënë do mbyllen shkollat, çerdhet dhe kopshtet deri më 3 prill. Para pak ditësh kancelarja gjermane Angela Merkel tha se "ne po përballemi me një sfidë të pa parë ndonjëherë dhe se rreth 70 % e gjermanëve do të infektohen".Merkela u shpreh se përhapja e mëtejshme e epidemisë 'varet nga ne' dhe se “qeveria gjermane do marrë masa drastike për të penguar përhapjen e infeksionit”. Sipas Bild, kancelarja gjithashtu tha se "ngjarjet publike jo thelbësore dhe ato sportive" duhet të anulohen. Sidoqoftë, sipas Ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, Gjermania është më e përgatitur sesa vendet e tjera në përballje me infeksionin sesa vendet e tjera anëtare të BE-së.

Spanja ka identifikuar 2277 persona të infektuar kurse numri i vdekjeve ka shkuar në 55. Qeveria ka vendosur mbylljen e shkollave , universiteteve teatrove, bibliotekave, qendrat kulturore, arsimore dhe sportive në të gjithë vendin të paktën deri më 26 mars. Në kryeqytetin Spanjoll janë regjistruar më shumë se gjysma e infeksioneve dhe sistemi shëndetësor po fillon të arrijë kufirin e tij. Në këto kushte Madridi i ka kërkuar qeverisë të marrë masa më të rrepta për dhjetë ditët e ardhshme

Zvicra ka identifikuar 652 persona të prekur nga infeksioni i koronavirusit kurse numri i viktimave ka shkuar në katër. Autoritetet zvicerane ende nuk e kanë parë të arsyeshme që në këtë fazë fazë të mbyllen shkollat

Britania e Madhe numëron 459 raste me infeksionin e koronavirusit ndërsa numri iviktimave ka shkuar në 8. Qeveria ka vendosur të injektojë në ekonomi rreth 30 miliardë paund në mbështetje të masave që pritet të marrë për emergjencën shëndetësore. Shprehja e kryeministrit britanik Boris Johnson ishte tronditëse kur ai tha se: Shumë familje do të humbasin të dashurit e tyre dhe nuk do jenë në në gjendje të bëjnë asgjë. Britania duket se po ndahet nga pjesa tjetër e Europës. Ndërsa qeveritë në kontinentin e vjetër po marrin masa gjithnjë e më drastike, Londra duket se me fjalët e Johnson po ‘lan duart’ përballë emergjencës së infeksionit nga koronavirusi. Johnson ka pranuar se vendi po përballet me emergjencën e ikoronavirusit teksa në vend numri i të infektuarve tashmë mund të ketë arritur në një mijë por qeveria nuk ka marrë asnjë masë "drakoniane" , biles Johnson është shprehur kjo nuk do të ndryshonte asgjë dhe madje masat mund të ishin kundërproduktive

Austria deri tani ka 361 të infektuar dhe vetëm 1 viktimë. Në kufirin me Italinë, policia monitoron gjithë hyrjet dhe lejon vetëm ata që vërtetojnë se janë të shëndetshëm.Kontrolli kufitar dhe pezullimi i plotë i trafikut hekurudhor me Italinë po bllokojnë rrugë të rëndësishme europiane, siç është ajo italo-gjermane. Austria ndjek politikën e izolimit të Kinës dhe i ka mbyllur kufijtë e saj drejt Italisë. 

Belgjika ka 314 të infektuar dhe 3 viktima. Qeveria ka urdhëruar mbylljen e shkollave, bareve dhe restoranteve si dhe ka pezulluar aktivitetet sportive dhe kulturore.

Greqi deri tani ka identifikuar 99 persona të infektuar dhe 1 vdekje nga koronavirusi. Mediat greke raportojnë se ndër masat qeveritare në përgjigje të epidemisë është burgim deri në tre vjet për ata që thyejnë rregullat dhe kufizimet e autoriteteve shëndetësore kompetente.

Serbia deri tani ka regjistruar 10 raste me koronavuris dhe nuk ka patur asnjë viktimë dhe ka shtuar masat e kontrollit në aeroportin Nicola Tesla

Maqedonia e Veriut deri tani ka 7 raste të testuar pozitiv nga koronavirusi. Qeveria dje ka vendosur që mësimi në shkolla dhe universitete të zhvillohet me orar të reduktuar.

Mali i Zi nuk ka ende të konfirmuar asnjë rast të prekur nga infeksioni i koronavirusit po gjithsesi vazhdon të kontrollojë hyrje-daljet në territor dhe ka shtuar masat e kontrollit në aeropor dhe kufirin tokësorë

Edhe Kosova nuk ka patur raste infeksioni nga Koronavirusi, megjithëse ka kryer disa dhjetra teste kontrolli te personat e dyshuar. Si dhe në Maqedoni, Ministria e Arsimit ka urdhëruar reduktimin e orëve mësimore në shkolla.

Europa Lindore duket se po fiton betejën e saj kundër Koronavirusit gjithashtu falë një disipline të hekurt që duket se i ka rrënjët në të kaluarën e saj nën zgjedhën sovjetike.

Rumania me 49 të infektuar nuk ka hezituar të dënojë me gjoba të gjithë ata persona që shkelin karantinën. Sllovakia krenohet me vetëm gjashtëmbëdhjetë infeksione dhe ka ndaluar hyrjen në vend të të huajve dhe gjobë deri 1600 euro për gjithë shkelësit e ligjit të emergjencës nga koronavirusi. Me mbylljen e shkollave të të gjitha niveleve deri në fund të marsit, Bratislava ka mbyllur edhe tre aeroportet ndërkombëtare të vendit. Me gati rreth pesëdhjetë infeksione, Polonia ka mbyllur, përveç shkollave, gjithashtu kinematë, bibliotekat dhe teatrot.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi, 250 viktima sot në Itali. Brukseli: Ndihmojmë Italinë me gjithçka. Kina shpëton nga epidemia, hap shkollat më 25 mars. Presidenti Bolsonaro i infektuar, darkoi me Trump (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive