Koronavirusi te Sllovenia, anulohet miqësorja e Kombëtares U-21! Të shtunën testohet me Tiranën

Koronavirusi te Sllovenia, anulohet miqësorja e Kombëtares U-21! Të shtunën testohet me Tiranën

Miqësorja e Kombëtares U-21 e programuar të enjten në orën 19:00 në stadiumin Elbasan Arena është anuluar. Kjo pasi te kundërshtarët, Slovenia, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus disa lojtarë.

Vendimi për anulimin e miqësores sipas FSHF-së është marrë në bashkëpunim me federatën sllovene

Njoftimi:

“Anulohet miqësorja e ekipit Kombëtar Shpresa me Slloveninë, që ishte planifikuar të zhvillohej ditën e enjte datë 8 tetor ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se disa prej lojtarëve të skuadrës së Sllovenisë U-21 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Si rrjedhojë, Federata Sllovene pas konsultave me FSHF-në ka vendosur, që skuadra të mos udhëtojë drejt Shqipërisë për miqësoren si masë paraprake për të ruajtur shëndetin e lojtarëve.

Pas anulimit të kësaj ndeshjeje, u vendos që Kombëtarja U-21 të luajë me Apoloninë më datë 8 tetor 2020 në ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Gjithashtu, është rënë dakord që ekipi Kombëtar Shpresa të zhvillojë edhe një miqësore tjetër të shtunën, datë 10 tetor ora 16:00 me Tiranën. Ky takim do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë