Koronavirusi tkurr ekonominë, ulen në mënyrë drastike të ardhurat në buxhetin e shtetit

Koronavirus redukton në mënyrë drastike të ardhurat në buxhet. Vetëm në muajin prill të ardhurat kanë rënë me më shumë se 30%, duke u reduktuar me rreth 100 milionë euro. Sipas Ministrisë së Financave në muajin prill në total janë mbledhur 28.8 miliardë lekë nga 41 miliardë që ishte në prillin 2019, me një rënie prej 12 miliardë lekësh. Në prill TVSH nuk është realizuar me 3.7 miliardë lekë, ndërsa taksat lokale nuk janë realizuar me 1.7 miliardë lekë.

Ndërkohë referuar të dhënave humbja në 4 mujor në buxhet llogaritet në mbi 132 milionë euro. Për periudhën janar-prill të ardhurat totale janë reduktuar me 16.2 miliardë lekë, krahasuar me të njëjtin periudhë të një viti më parë.

Rënia më e madhe ka qenë nga të ardhurat e pushtetit vendor, ku në raport me prillin e vitit të kaluar ato kanë pësuar rënie me 7.5 miliardë lekë.

Të ardhurat nga TVSH-ja janë reduktuar me 4.2 miliardë lekë, dhe në total janë mbledhur 39 miliardë lekë për 4 muajit e parë të vitit, ndërsa në 2018 kjo vlerë ishte 43.5 miliardë lekë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dortmund fiton pas tre barazimeve dhe kap zonën evropiane

VIDEO/ Dortmund fiton pas tre barazimeve dhe kap zonën evropiane