Koronavirusi ul ritmin në Kinë, shënohet rekordi me nivelin më të ulët të vdekjeve në 3 javët e fundit, 8 fëmijë të infektuar në Itali

Koronavirusi ul ritmin në Kinë, shënohet rekordi me nivelin më të ulët të vdekjeve në 3 javët e fundit, 8 fëmijë të infektuar në Itali

Epidemia e koronavirusit në Kinë duket se ka arritur kulmin: numri i vdekjeve është ngadalësuar dhe ka qenë në nivelin më të ulët për tre javë. Sipas të dhënave 29 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit. OBSH po ashtu raporton se, për herë të parë që nga përhapja e epidemisë, Kina ka nivelin më të ulët të të infektuarve, 433 në shkallë vendi përballë 459 jashtë saj.

Rastet:

Në Kinë: 78.497

Jashtë Kinës: 3.225

Gjithsej globale: 81,722

Vdekjet

Në Kinë: 2.744

Jashtë Kinës: 57

Gjithsej globale: 2,801

Nga 29 vdekje të reja të raportuara në Kinë, 26 ishin në provincën Hubei, epiqendra e shpërthimit. Dhe nga 433 rastet e reja, 409 ishin në Hubei.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë tha se gjithsej 32.495 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitali.

Vdekjet jashtë territorit të Kinës:

Irani: 19

Koreja e Jugut: 13

Itali: 12

Japoni: 7

Hong Kong dhe Francë: 2 secila

Filipinet dhe Tajvani: 1 secila

Situata nuk paraqitet tepër e mirë në Itali, ku virusi vdekjeprurës i Wuhanit ka infektuar deri tani 456 persona, 8 prej të cilëve fëmijë, ndërsa 12 persona te tjerë kanë humbur jetën. Viktima e fundit ishte një 69-vjeçar, i cili vuante nga probleme me rrugët e frymëmarrjes. Po ashtu, theksohet se edhe viktimat e tjera ishin gjithashtu të moshuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:38
Më pak se 60 ditë nga muaji i shenjtë/ Arabia Saudite nuk lejon vizitat në Mekë dhe Medine...shkak koronavirusi

Arabia Saudite ka vendosur që të ndalojë përkohësisht pelegrinazhet fetare në Mekë dhe Medine, si një masë mbrojtëse ndaj koronavirusit duke qenë se rastet e regjistruara në vendet fqinje si Oman, Kuvajt dhe Bahrein ishin udhëtarë që kishin shkuar në Iran për vizita fetare. Ky vendim vjen më pak se 60 ditë para se të fillojë muaji i shenjtë mysliman i Ramazanit dhe në një kohë kur qeveria ka lehtësuar procedurat për vizat me qëllim që të kenë më shumë turistë.

Ora 08:31
Shkon në 456 numri i të infektuarve me koronavirus në Itali, ja shpërndarja sipas shteteve të botës

Koronavirusi është përhapur me shpejtësi edhe në shtete të tjera të botër. Deri më tani, përveç Kinës, janë qindra të infektuar në Itali, e ndërsa ka pasur raste të konfirmuara edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Sot janë regjistruar rastet e para pozitive në Danimarkë, Rumani dhe Norvegji.

Kjo është përhapja e koronavirusit në shtetet e botës

Itali - 456 
Gjermani - 21
Angli - 13
Francë - 12
Austri - 2
Kroaci - 2
Spanjë - 2
Rusi - 2
Danimarkë - 1
Belgjikë - 1
Finlandë - 1
Suedi - 1
Zvicër - 1
Greqi - 1
Norvegji - 1
Gjeorgji - 1
Maqedoni e Veriut - 1
Rumani - 1

*Lista nga CNN

 

Ora 07:59
Koronavirusi 'mbërrin' në Danimarkë dhe Rumani...konfirmohen dy rastet e para

Autoritetet daneze kanë njoftuar rastin e parë të konfirmuar të koronavirusit. Është një burrë i cili ishte kthyer nga Italia me familjen e tij në 24 shkurt, i cili kishte kaluar disa ditë pushime në Lombardi. Gruaja dhe djali i tij rezultuan negativ. Ndërkohë edhe në Rumani është regjistruar pacienti "zero". Bëhet fjalë për një 20-vjeçar që punon kuzhinier në një restorant në pronësi të një italiani, por nuk është shumë e qartë se si ai është infektuar. 20-vjeçari do të mbahet në karantinë në shtëpin e tij së bashku me 7 anëtarët e familjes.

Ora 06:58
Arabia Saudite merr masa për parandalimin e koronavirusit, paralajmëron Mbretëria: Veprimet do të ndikojnë në ritualet fetare myslimane

1582783821_4274eab03cae4adf9b25759e5e031250.jpg

Pas shpërthimit të koronavirusit në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite njoftoi sot se do të merrte masa parandaluese ndaj COVID-19 të cilat do të mund të ndikonin në ritualet dhe praktikat fetare.

Vendi po pezullon "hyrjen në ‘Mbretëri për qëllimin e Umrah’ dhe vizitat përkohësisht xhaminë e Profetit".

Turistët që vijnë nga vendet ku është përhapur koronavirusi "janë një rrezik" për këtë arsye do t'iu mohohet hyrja, thuhet në deklaratë.

Këto masa janë të përkohshme, dhe janë duke u zbatuar "për të parandaluar ardhjen e Coronavirus të ri (COVID-19) në Mbretëri", thuhet në deklaratë.

Ora 06:24
'S'ka anulim të Lojërave Olimpike 2020', organizatorët: Zhvillimet sipas planit, ja si do të procedohet për t'u mbrojtur nga korona

1582782866_431bbeb8fc6c404e8560200a6b069d32.jpg

Frika nga koronavirusi nuk do të pengojë ngritjen e pishtarit të lojërave Olimpike, por do të zvogëloj përmasat e evenimentit.

Kështu është shprehur Drejtori i Përgjithshëm i komitetit organizator, Toshiro Muto, i cili ndër të tjera thekson se: “Nuk ka plane për të anuluar ngritjen e flakës Olimpike, pishtarin ikonik i së cilës do të përshkoi gjithë Japoninë për të arritur më pas në destinacionin përfundimtar të saj që është Tokio ku dhe do të zhvillohen Lojrat 2020”.

Stafeta për mbajtjen e pishtarit do të fillojë më 26 Mars ashtu sikurse ishte planifikuar.

Toshiro Muto, tha që komiteti ishte duke marrë masa për zhvillimin e evenimentit sportiv pa rritur rrezikun e infektimit të pjesmarrësve me koronavirus dhe se po merrej parasysh zvogëlimi i ngjarjeve dhe numrit të spektatorëve gjatë ngritjes së flakës.

Komiteti organizativ zhvilloi një provë për ngritjen e flakës më 20 shkurt, ndërkaq  përgatitjet për Lojërat Olimpike po vazhdojnë ashtu siç ishte planifikuar.

Muzeu Olimpik i Japonisë, i cili është ndërtuar pranë Stadiumit Olimpik në Tokio, është mbyllur deri më 16 mars në pritje të udhëzimeve të reja nga qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit.

Ora 06:21
Shkon në 13 numri i të vdekurve në Korenë e Jugut, 1.595 persona janë konfirmuar të infektuar

1582780937_55ea82c68a4a43a893c823014764169a.jpg

Koreja e Jugut ka raportuar një tjetër vdekje nga koronavirusi,mëngjesin e kësaj të enjteje, duke e çuar në 13 numrin kombëtar të viktimave. Vdekja është një burrë 74-vjeçar që ishte anëtar i grupit fetar Shincheonji.

Shumë nga çështjet në mbarë vendin kanë qenë të lidhura me grupin fetar të Shincheonji në Daegu. Grupi thotë se ka dorëzuar listën e të gjithë pjesëmarrësve të saj autoriteteve shëndetësore të Koresë së Jugut.

Koreja e Jugut raportoi sot 334 raste të reja të të infektuarve, duke e çuar numrin kombëtar në 1.595 raste. Marrë parasysh edhe shkallën e të infektuarve në rritje dita ditës, autoritetet shëndetësore e kanë cilësuar vendin e Azisë Lindore si një rrezik potencial për shpërthimin e një tjetër vatre të koronavirusit.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aldo: 27/02/2020 08:41

    Nëse jeni pronar i farmacisë dhe keni rritur çmimin e maskës pas konfirmimit të parë #CoronaVirus në Shqiperi nese ndodh, unë lutem që të vdesësh me këtë virus dhe të shkosh direkt në ferr.turp per depot dhe farmacit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë