Koronavirusi/Apeli i Pekinit: Nevojë urgjente për materiale mjekësore

Koronavirusi/Apeli i Pekinit: Nevojë urgjente për materiale mjekësore

Pekini zyrtar ka njoftuar se në Kinë ka nevoja urgjente për pajisje mbrojtëse dhe pajisje mjekësore për të përballuar epideminë e koronavirusit të ri të Wuhan i cili vazhdon të mbajë një ritëm të qëndrueshëm, duke pasur parasysh që 362 vdekjet e deritanishme kanë tejkaluar 349 vdekjet e shkaktuara nga SARS në 2003 në territorin kinez ndërsa të infektuarit janë më shumë prej 17,000.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hua Chunying tha se "Ajo që Kina kërkon urgjentisht nga shtetet e tjera janë maska mjekësore, kostume mbrojtëse dhe syze mbrojtëse".

Ndërkohë në Tailand, një koktejl droge ka dhënë rezultate premtuese te një pacient 71-vjeçar i infektuar. Ministria e Shëndetësisë e Taivanit thotë se 48 orë pas trajtimit me një përzierje antiviralësh të përdorur për trajtimin e gripit dhe HIV-it, pacienti rezultoi negativ në teste.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi i Wuhan, numri i viktimave shkon në 362, raste të konfirmuara të infektuar vetëm në Kinë 17 392, evakuohen 56 shtetas italianë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja