TIRANE-Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit, që ktheu për shqyrtimin ligjin për korporatën e investimeve shqiptare.

Në 9 nëntor kreu i shtetit kthimin e ligjit e argumentonte duke theksuar se nuk është i qartë, shkel parimin e barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike, cenon të drejtën e pronës si dhe shkel parimet kushtetuese. Megjithatë sot pretendimet e tij janë rrëzuar në komision dhe i njëjti fat e pret tani në Kuvend për të vulosur krijimin e Korporatës së Investimeve.

Ndërkohë që sot pritete që të rrëzohet edhe dekreti për ligjin e Rinisë. Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik që do të mblidhet sot në orën 17:00 socialistët me shumë gjasa do të rrëzojnë kërkesën e Presidentit për rishqyrtimin e ligjit për Rininë.

Në datë 9 Dhjetor kreu i shtetit e ktheu ligjin me argumentin se dy nene bien ndesh me parimet kushtetuese dhe krijojnë mundësinë e një varësie politike të drejtpërdrejtë të organizatave rinore, ç’ka rrjedhimisht do të përbënte shtrembërim të vullnetit të të rinjve shqiptarë dhe cenim të vetë demokracisë.