“Shkel Kushtetutën”, Meta kthen Ligjin e Rinisë: I vendos në tutelë politike! Nuk ka vizion për të ardhmen

“Shkel Kushtetutën”, Meta kthen Ligjin e Rinisë: I vendos në tutelë politike! Nuk ka vizion për të ardhmen

TIRANË - Presidenti Ilir Meta vijon 'luftën' e dekreteve me mazhorancën! Ditën e sotme zyra e Presidencës nuk ka dekretuar Ligjin e Rinisë. Ky mosdekretim vjen në një ditë pas datës simbolike të Ditës së Rinisë. Sipas zyrës së presidencës është deklaruar se në gjendjen aktuale Ligji i Rinisë është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën. Për të marrë këtë vendim, duket se Presidenti Meta ka marrë parasysh kërkesën e CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, që i ishte drejtuar rreth një muaj më parë kreut të Shtetit, për të mos e dekretuar Ligjin e Rinisë. Sipas CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtare për të Rinjtë në Shqipëri, Ligji i Rinisë, në versionin e miratuar nga Kuvendi, vendos nën diktatin e Qeverisë, Ministrit të Arsimit dhe të Kryetarëve të Bashkive organizatat dhe lëvizjen Rinore. Po ashtu, ata kanë theksuar se Ligji i Rinisë ka mungesë serioze të “check and balances” ndërmjet autoriteteve publike, të drejtave dhe përgjegjësive që ato gëzojnë, si dhe të rinjve, që janë përfitues dhe llogari-kërkues përkundrejt institucioneve që punojnë për ta.

Por cilat janë argumentet e Presidentit për kthimin e ligjit? Kreu i shtetit thotë se nenet 9 dhe 10 të ligjit bien ndesh me parimet kushtetuese dhe krijojnë mundësinë e një varësie politike të drejtpërdrejtë të organizatave rinore, ç’ka rrjedhimisht do të përbënte shtrembërim të vullnetit të të rinjve shqiptarë dhe cenim të vetë demokracisë.

Pikat problematike sipas Presidentit te neni 9 dhe 10
Këshilli Kombëtar i Rinisë kryesohet nga ministri përgjegjës për rininë
Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Rinisë emërohen me urdhër të ministrit përgjegjës për rininë
Kriteret dhe procedurat e zgjedhjes së anëtarëve, si dhe mënyra e organizimit dhe e funksionimit të Këshillit Kombëtar të Rinisë miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave
Këshilli vendor i rinisë kryesohet nga kryetari i bashkisë
Anëtarët e këshillit vendor të rinisë emërohen me urdhër të kryetarit të bashkisë

Ligji sipas Presidentit e kthen procesin në emërim politik dhe ky nivel përfaqësimi që ngelet sërish në lirinë e veprimit të një funksionari politik vendos realisht nën kontroll dhe mbikëqyrje rininë shqiptare dhe krijon rrezikun që çdo përfaqësues me peshë dhe zë objektivisht opozitar me vullnetin politik që qeveris qoftë në nivel vendor apo vendor, të ngelet jashtë këtyre organizmave apo zëri i tij të mos merret parasysh. Më tej ai thekson se ligji cenon të drejtën e të rinjve për vetorganizim, pavarësi, si dhe lirinë e tyre në vendimmarrje.  E gjithë kjo vijon më tej Meta, cenon rëndë hapësirat dhe hyrjen e të rinjve në vendimmarrjet konkrete dhe i vë ata në tutelën e personave me vizion politik të caktuar njësoj sikur të ishin institucione varësie të tyre.

Por cilat janë pasojat? "Kjo do të përbënte humbje të pavarësisë dhe vendimmarrjes nga ana e të rinjve. Ministri dhe kryetarët e bashkive nëpërmjet anëtarësimit të zgjedhur prej tyre do të drejtojnë në mënyrë përcaktuese hartimin e politikave rinore dhe administrimin e të gjithë procesit deri në financimin e tij. Kjo nuk i shërben as mirëfunksionimit të shtetit të së drejtës dhe as përfaqësimit gjithëpërfshirës të grupeve të ndryshme rinore. Jo vetëm kaq, por nisur nga situata e krijuar ku të rinjtë shqiptarë po ikin gjithmonë e më shumë me dëshirë për të ndërtuar jetën jashtë vendit, ky ligj duhet ndërkohë të ofronte mundësi reale dhe shpresë që të dekurajonte emigrimin e tyre jashtë vendit. Kjo gjë nuk garantohet me këtë ligj. Kjo mënyrë organizimi dhe përfaqësimi të vullnetit rinor, sipas dispozitave të mësipërme, duket se tenton vendosjen nën kontroll politik të gjithë organizimit dhe jetës rinore në vend, gjë e cila do të ishte rezultati më i rëndë i shkeljes të të drejtave dhe lirisë së shprehjes të pjesës më jetësore të shoqërisë dhe cenim të demokracisë në vendin tonë" thotë ai.

Për Ilir Metën kjo situatë bëhet akoma më e rëndë në kushtet aktuale. "Kjo situatë e parashikuar me ligj, bëhet akoma dhe më e rëndë në kushtet kur, si rezultat i zhvillimit të një procesi antikushtetues votimesh në 30 qershor, sot si pushteti vendor, ashtu dhe ai qendror përfaqëson vullnetin politik vetëm të një partie politike. Kjo situatë absurde e përfaqësimit politik dhe kjo skemë përfaqësimi e parashikuar në nenin 9 dhe 10 të ligjit nr.75/2019, do të sillte përfaqësimin e njëanshëm të interesave dhe aspiratave të të rinjve, duke iu dhënë hapësirë përfaqësuese vetëm asaj pjese që përfaqëson apo është pjesë organizative e forcës politike në pushtet". Presidenti e mbyll duke thënë se ligji ka mungesë të vizionit për jetën, mospërshtatje të sistemit arsimor me tregun e punës apo mungesën e informacionit rreth këtij tregu, mungesa e argëtimit, papunësisë, paragjykimit dhe diskriminimit ndërmjet të rinjve, mospjesëmarrjen në proceset dhe vendimmarrjet demokratike, apo çështje të tjera sociale të hasura në praktikë dhe realitetin shqiptar.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhikja: 10/12/2019 12:36

    Baba Xhikja ka vizjon te madh,vetem per te puthur qente mbare nga Shqiperia e Kosova,pika trutharit qe do mbahet mend vetem hilet,sherret,e hajduterine etij te pashembullt.

    Përgjigju
  • Kak ilir meta: 10/12/2019 09:09

    Ky monstra hajdut meta do ngelet në historin e Shqipris si njeriu më i zi i historis.

    Përgjigju
  • redi: 09/12/2019 15:56

    Seruali vazhdon si perhere

    Përgjigju
  • edi: 09/12/2019 11:43

    Ky i din mire se ka mesuar nga Daja i tije qe sebashku ishin ne rregjimin e Enverit Lere te duket ca Demokrat si Berisha Lulushi dhe ca kokrra te tjere Mic Sokoli eshte me te vjetren Nuk tundet nga instikami

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin