Meta planifikon të ndërtojë një sistem gjigant kabllosh me fibra optike nënujore në katër kontinente për të përmirësuar kapacitetin e tij të të dhënave dhe për të nxitur zhvillimin e inteligjencës artificiale në Indi.
Një projekt me shifra të frikshme: 40 mijë kilometra gjatësi, 10 miliardë dollar kosto totale, shpejtësi transmetimi të dhënash prej një mijë terabit në sekondë. Kjo infrastrukturë gjigante do të kishte formën e një "W" në hartën e botës. Ai do të fillonte nga bregu lindor i Shteteve të Bashkuara (midis Virxhinias dhe Karolinës së Jugut) dhe do të arrinte në Afrikën e Jugut.
Prej këtu do të nisej për në Indi dhe para se të mbërrinte në Kaliforni do të ndalonte në Australinë veriore. Kjo rrugë do të ishte projektuar për të shmangur të gjitha "pikat e nxehta" gjeopolitike dhe zonat e prirura nga konflikti: Deti i Kuq dhe Egjipti, Deti i Kinës Jugore, dhe Singapori.
Meta dëshiron t'i shmangë këto rreziqe pavarësisht se në mbarë botën ekziston një rrjet anijesh që riparojnë këto tuba, qoftë edhe me ndërhyrje në një thellësi mbi 6 kilometra. Infrastruktura kabllore sipas entin botëror që e administron njeh rreth 500 linja kabllore që transmetojnë kryesisht internetin, ndërsa linja më e gjatë e ndërtuar deri më sot është ajo që lidh SHBA dhe Europën me gjatësi 6600 kilometra.