TIRANE- Partitë e vogla do të zhvillojnë një takim për reformën zgjedhore dhe ecurinë e marrjes në shqyrtim të kërkesave të tyre nga ana e Komisionit Parlamentar ad hock.
Nën drejtimin e kryetarit të PDS Paskal Milo dhe të numrit dy të PR-së, Arjan Madhi tetë parti të majta dhe të djathta do të mblidhen sot në hotel Tiranë në orën 10.00 për të diskutuar në lidhje me qëndrimin e partive të vogla ndaj anashkalimit që komisioni i reformës zgjedhore u ka bërë kërkesave të tyre për korrektimin e sistemit zgjedhor, nga rajonal në rajonal me korrektim kombëtar si dhe formulën e përllogaritjes së shpërndarjes së mandateve.
Marrin pjesë në këtë takim krerët e partive të majta PDS, Paskal Milo, PDK Nard Ndoka, PSD Skënder Gjinushi dhe ai i PSV, Petro Koçi. Nga ana e të djathtëve do të jetë kreu i PR, Arjan Madhi, ai i PBK, Alimadhi, i PLL Spahia etj. Pritet që të hartohet sërish një kërkesë ndaj dy partive të mëdha për marrjen në shqyrtim me urgjencë të propozimeve të tyre, pasi janë të shqetësuar nga deklaratat e përfaqësuesve të PD dhe PS në komision se kërkesat e të vegjelve nuk janë pjesë e rekomandimeve që ia janë lenë këtij Komisioni.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com