Deputeti i Rithemelimit kundër Berishës e Bardhit: Ne jemi në këtë gjendje, prej bojkoteve! Nuk jemi 0, por -100 larg PS, prej bojkoteve

Me 74 votat e mazhorancës u miratua dje në Kuvend komisioni anti-korrupsion me në fokus sundimin e ligjit, mirëqeverisjen dhe luftën ndaj korrupsionit. Të dyja grupimet e opozitës, ashtu siç paralajmëruan nuk morën pjesë në votim përveç 6 deputetëve. Në një intervistë për “Studio Live” në Report Tv deputeti i opozitës Saimir Korreshi u shpreh kundër bojkotit, duke shtuar se beteja politike duhet të bëhet edhe në komisione.

"Që të bëhet një komision bipartizan duhet të jesh transparent me të gjitha palët. Ne na ka ardhur një material ditën e seancës. Do ketë 11 anëtarë, 6 shumica dhe 5 pakica. Ky komision e ka një mandat 10 muajsh por të ripërsëritshëm. Pra sa tu mbarojë mandati këtyre që nuk u bindën.  Nëse do mendim tim personal, lufta duhet të bëhet qoftë dhe nëpër komisione. Pavarësisht se kemi votuar kundër. Në momentin që kemi dalë nga parlamenti s’na ka dalë mirë, as në 2017 na u dha një grusht i fortë. Pavarësisht kritikave që kemi e mos dakordësisë, mendoj se një komision i tillë pa duar nuk duhet të lihet sepse do bëhet mashë e fortë për të goditur sistemin e drejtësisë", tha Korreshi.

“Nuk është se më rreh shumë se çfarë thonë, te pjesa ime këtë qëndrim do mbaj dhe atje. Unë bëj një logjikë të ftohtë që bojkoti na ka dalë për keq gjithë kohës. Koha ka treguar që ne bojkotet na kanë çuar jo zero por -100. Që të shkojmë te zero duam ca vite, që të fillosh të konkurrosh me PS. Lamë një forcë të madhe”, shtoi ai.

Ndërsa ka analizuar aksionin e opozitës juristi Romeo Kara i ftuar përballë gazetarit Arbër Hitaj u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos ndjekin Sali Berishën.

“Nëse PS do ta bënte më vete dhe do ta bëjë patjetër sepse s’ka rrugë tjetër, unë mendoj se është suksesi i fundit por edhe vendimtar për të qenë homogjene si forcë politike se janë 3 mandate në pushtet. Armiku më i madh i saj ka qenë pushteti ekzekutiv dhe të gjitha pushtetet e tjera. Skandalet janë atje, por e vetmja gjë që mund ta justifikonte vazhdimin e mandatit të katërt edhe integritetin e saj si forcë politike do të ishte të merrte meritën që Shqipërinë ta çonte në Europë. Nëse PD dhe partitë e tjera që janë atje do të merrnin pjesë në komision do u dukej sikur do kontribuonin për suksesin politik të PS dhe jo të tyre. Këtu partitë politike nuk kapërcejnë atë cakun e tyre. Bojkoti i bëri qesharakë dhe i çoi në humbje të mëdha. Ne i kemi thënë fjalët tona. I them Saimirit pse rrini varur te një shtrigan në katin e 7-8 që u njoh që në dhjetor të 90. Ai është në forcën që kam krijuar unë. Keni mbetur varur te një non grata”.

 Sa i përket qëndrimit të opozitës me bojkot ndaj komisionit, Kara u shpreh: “Kur u ka leverdisur të dyja palëve janë bërë bashkë. Pavarësisht bindjeve ne duhet të kemi integritetin tonë për t’u shprehur.  Ne po flasim për rritje kapacitetesh, SPAK nuk merr leje nga komisioni”.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut