Korri fitore të thellë në zgjedhje, Veliaj për Report Tv: Mezi pres të justifikoj besimin që më dhanë qytetarët! Berisha futi Metën si kanceri në PD, e çoi partinë në vdekje klinike

TIRANË- Pasi korri një fitore të thellë me afërsisht 60 mijë vota para kundërshtarëve të tij, kryetari bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, thotë se mezi po pret që të justifikojë besimin e jashtëzakonshëm që i kanë dhënë qytetarët në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një intervistë për Report Tv, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se PS ka konsoliduar një masë mbështetëse për të çuar para projektet e saj. Duke u ndalur tek rivalët e tij, Veliaj tha se zgjedhjet treguan qartë se edhe demokratët ishin kundër krushqisë mes Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Veliaj e krahasoi Metën me kancerin që solli dhe vdekjen klinike të PD-së.

“Kjo është një analizë shumë e rëndësishme se si foli populli opozitar që ndenji në shtëpi, që s’donte luftë me Amerikën dhe s’donte krushqi me Ilir Metën dhe si do poshtërohet tani që ka filluar numërimi për Këshillat Bashkiak, ata që naivisht menduam se po votonin për të rrezuar Edi Ramën dhe Lali Erin dhe në fakt kanë vajtur si “cjapi tek kasapi” sepse kanë filluar votat e Këshillit dhe gjithë do të shikojnë që vetëm Ilir Meta do të çojë Këshilltarë.  Sali Berisha arriti që me sukses atë që është kanceroma, limfoma, tumori i politikës shqiptare ta fusë në trupin e partisë Demokratike dhe ta çojë praktikisht në një vdekje klinike”, tha ai.

Veliaj u ndal dhe në listën e kandidatëve për këshilltarë, ku në pjesën dërrmuese të saj janë emrat e propozuar nga Meta, ndërkohë që demokratët mbetën jashtë Këshillit Bashkiak.

“Nëse ka një fenomen të thithlopës, pra që të ngulet në gji dhe ta than gjithë qumështin politik, ajo po i ndodh sot Partisë Demokratike me Ilir Metën.  Unë e thashë këtë, më ra goja gjatë fushatës, nuk më dëgjoi njëri, menduan që kundërshtari t’i thotë gjërat gjithmonë me hile ndërkohë që Kali e Trojës e provuan dhe tani që Troja e PD ka rënë me sukses do duhet që ta analizojmë kush e futi Kalin e Trojës, kush e futi këtë kancer në politikë dhe në atë pjesë të se djathtës dhe kush është thithlopa që do t’i thajë të gjithë votat e Këshillit Bashkiak”, deklaroi kreu i Bashkisë, Erion Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Fitoi thellë në Tiranë, Veliaj: Tirana refuzoi ‘gishtin e mesit’, kërkon do të përveshësh mëngët për punë

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka arritur një fitore të thellë edhe tek tre zonat ku Foltorja kishte shpresa të mëdha, si Kombinati, Astiri dhe “5 Maji”. Në një intervistë për Report Tv Veliaj tha se qytetarët në këto zona folën qartë që duan të vijojë puna dhe të mos bllokohen investimet. Ai u shpreh se punët janë aty dhe vlerësohen.

“Unë mezi pres që me Belindin, Arlindin, Roland dhe të tjerët dhe me të gjitha partitë duhet të fillojmë një kapitull të ri. Këshilli Bashkiak i ka numrat për të vendosur dhe për të përkrahur vizionin tonë. Ne nuk kemi nevojë për kremi dëshirë të bashkëpunojmë. Të fillojmë kapitullin që për qytetet të bëhet lufta e madhe politike.

Kemi fituar në Astir si kurrë më parë sepse njerëzit e kuptojnë që investimet janë aty dhe zona duhet të ecë përpara. Ajo si lagje duhet të quhet ‘Rilindja’ dhe jo emër i një kompanie bojërash të dështuara. Njerëzit e kuptojnë se kush po punon dhe kush po gënjen për efekt të studiove televizive”, tha Veliaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enveri: 16/05/2023 17:06

    Mezi pret te na e justifikoje perseri. Tani merrni pozicionin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 3 të arrestuar, 5 në kërkim

Nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 3 të arrestuar, 5 në kërkim