Ledia Kostandini ‘ngre’ një murale 20 m në rezidencën italiane, dikur Muzeu Lenin-Stalin, ambasadori Fabrizio Bucci: Realizmi do ishte i vështirë dhe për Mikelanxhelon

I apasionuar pas artit e kulturës shqiptare, ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci, disa muaj më parë vendosi që në rezidencën italiane, jo vetëm të ekspozohet, por edhe të krijohet art... Misionin për transformimin viziv të hapësirës së “KORRIDORIT”, prej nga merr emrin dhe vepra murale e saj, ia beson artistes bashkëkohore Ledia Kostandini.

“Një vit më parë e pyeta nëse mund të krijonte një punë të sajën këtu. Të bënte diçka të menduar për këtë ndërtesë dhe që do të qëndronte në të. Ledia e pranoi sfidën! Dhe unë nuk i vura në dispozicion një mur, por një korridor të gjatë pa ndriçim ku realizimi i veprës që ajo krijoi do të ishte i vështirë dhe për vetë Mikelanxhelon!” , shprehet Ambasadori i Italisë në Shqipëri, z. Fabrizio Bucci.

Të veçantë muralin e saj moderne në korridorin 20 m të gjatë, e bën edhe ndërveprimi me historikun e vilës, dikur ish-Muzeu Kombëtar Lenin-Stalin. Ndryshe nga ç ‘mund të ndodhte në periudhën e realizmit socialist, aristja e lë veten të lirë dhe harmonizon për 3 muaj realitetin brenda rezidencës me atë çka ndodh jashtë saj.

“Është një seri imazhesh, një seri figuracionesh, të cilat sjellin një dëshmi mbi jetën e qytetit, mbi marrëdhëniet njerëzore dhe jetën brenda kësaj vile. Të gjitha këto të gërshetuara me njëra tjetrën në formën e një rrugëtimi. Duke ecur në këtë korridor mund të gjesh elementë metaforikë, të cilat të sjellin pjesë të së përditshmes, perceptime, ëndrra, dhe forma të ndryshme të aktualitetit”

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anna: 14/04/2022 11:49

    E bukur vepra e artit, komplimente piktores! Kjo prone eshte ndertuar nga nje nga doktoret me te nderuar te Shqiperise, Dr. Spiro Treska. Do ishte interesante shume, te tregohej edhe viti i ndertimit, stili, arkitekti dhe se cfare ka qene perpara se te behej muzeu Lenin Stalin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare