Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka folur në Bruksel pas mbajtjes së ministerialit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Vengu u shpreh se Korridori VIII u përfshi përfshi zyrtarisht në planet dhe infrastrukturën kritike të aleancës.

Ndër të tjera, Vengu shtoi se kanë nisur përgatitjet për mbajtjen e samitit të NATO-s në vitin 2027 në Tiranë.

“Pas një pune disa vjeçare, të disiplinuar, të qartë, të qëndrueshme, sot në Bruksel në ministerialin e ministrave të Mbrojtjes, Korridori VIII, me pikënisje në kompleksin portual Durrës-Porto Romano dhe në dalje në Detin e Zi, u përfshi zyrtarisht në planet dhe infrastrukturën kritike të aleancës. Kjo është një arritje konkrete, që e pozicionon Shqipërinë në zemrën e të gjitha planeve rajonale dhe në zemrën e të gjitha infrastrukturave, ku aleanca do përqëndrohet në vitet në vijim"

Nga ana tjetër, ministeriali ishte mundësi për të diskutuar me të gjithë aleatët, të ardhmen e operacioneve ku Shqipëria bën pjesë dhe veçanërisht operacioni i KFOR në Kosovë. Shqipëria do rrisë kapacitetet e saj dhe përfshirjen e saj në këtë mision, për herë të parë me forcën e saj ajrore. Shqipëria e ka nisur me vendosmëri këtë rrugë dhe çdo ditë po krijojmë kapacitete të reja përsa i përket industrisë tonë me disa kontrata të lidhura dhe disa kontrata në negocim e sipëR. Ndërkohë, me disa kolegë turq dhe sekretariatin këtu në Bruksel, skuadrat tona kanë filluar të përgatisin samitin e Tiranës në vitin 2027.", theksoi Vengu.

Samiti i NATO-s për vitin 2027 do të mbahet në Tiranë, pas një vendimi unanim të aleatëve në takimin e radhës në Hagë. Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri Edi Rama, Shqipëria rikonfirmoi angazhimin e saj për mbrojtje, qëndrueshmëri dhe siguri kolektive.

Vendet aleate ranë dakord të investojnë deri në 5% të PBB-së në fushën e Mbrojtjes deri në vitin 2035, me fokus të veçantë tek industria ushtarake dhe teknologji. Ky angazhim e konsolidon rolin e Shqipërisë si një partnere e qëndrueshme dhe e besueshme brenda Aleancës.