Debati i nisur prej mëse 2 muajsh, lidhur me korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, është komentuar nga zëvendës/Kryeministri Kosovar, Fatmir Limaj.
Në një intervistë për gazetarin Ilir Babaramo, në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Limaj është shprehur kundër idesë së Thaçit për korrigjimin e kufijve. Për Limajn, duhet një dialog me Serbinë, por në asnjë mënyrë kthim pas, çka nënkuptohet nëse Serbia dhe Kosova ndryshojnë kufijtë.
Limaj ka theksuar rëndësinë që duhet të ketë kushtetuta e Kosovës në këtë çështje, pasi sipas tij, është e sanksionuar qartë që integriteti territorial i Kosovës nuk preket.
Intervista e plotë
Eufemizmi i përdorur sëfundmi në Ballkan është “korrigjim kufijsh”, ju si e kuptoni?
Kur jemi para një situate siç është Ballkani,kemi zhvillime në Maqedoni-Greqi, kemi pasur përparim të negociatave Shqipëri-Greqi, jemi para situatës ku po mbyllen konfliktet. Në këto situata ka tensione. Vendi ynë funksionon mbi bazën e një kushtetute. Vendi ynë, Kosova duhet të bëhet pjesë e organizmave ndërkombëtarë.
Ju do të drejtoni negociatat, do të kaloni në parlament, ndërsa Vuçiç tha se se refuzojmë zotin Limaj se është kriminel lufte, jeni i kundërshtuar në Prishtinë dhe Beograd. Nëse i kaloni këto pengesa, do ta negocioni integritetin territorial të Kosovës?
Kosova dhe qeveria ka emëruar një delegacion qeveritar për të negociuar me Serbinë për dialogun. Qeveria e Kosovës s’ka nevojë të votohet në parlament. E kam kërkuar unë për t’i dhënë mundësi opozitës që të bëhet pjesë e listës dhe dialogut. Ne jemi duke shkuar jo për temën e rritjes së rrogave, por flasim për interesa nacionale. S’ka pozitë dhe opozitë kur flasim për diskutime me Serbinë. Aty s’ka më kufij, por është një proces që përcakton fatin tonë. As opozita dhe pozita s’ka të drejtë të jetë patron i fatit të një populli. Në këto situata, kur kemi patur një situatë të vështirë që ka tronditur vendin, vizioni ynë ka qenë t’i shtensionojmë këto tensione dhe ta kthejmë fokusin aty ku duhet. Se ne jemi përballë miqve tanë ndërkombëtarë dhe interesi ynë strategjik është të bëhemi pjesë e zhvillimeve.
Por nëse opozita refuzon ju pranoni të drejtoni një delegacion qeveritar?
Unë besoj se unë dhe kolegët e mi, s’jemi në garë. Unë e refuzoj një logjikë të tillë. Nuk është çështje ligji, por për vendin.
Pse nuk kaloi rezoluta?
Rezoluta nuk kaloi se opozita nuk kishte numrat e nevojshëm, u tërhoqën nga seanca e parë. Kushtetuta jonë përcakton se askush s’ka të drejtë të negociojë për kufijtë e vendit tonë. Ne kemi ftuar që ata ta bëjnë javën e ardhshme.
Keni negociuar me Isa Mustafën dhe Albin Kurtin?
Ne kemi kontakte të vazhdueshme me Mustafën dhe Kurtin. Unë nuk shoh asnjë problem në këtë çështje. Askush s’ka të drejtë të negociojë, atë e ka të drejtë vetëm parlamenti. Ne e kemi bërë atë që duhet të bëjmë. Jemi gati të diskutojmë për çështje ekonomike, por kurrsesi për t’u kthyer në pikën zero.
A po i kthen Thaçi?
Jo, as Thaçi dhe askush tjetër, sepse nuk kanë mandat të tillë.
Shumë besojnë se Thaçi dhe Vuçiç kanë një marrëveshje?
Nuk besoj kështu, dhe do e shihni që nuk është kështu. Për Kosovën nuk ka ndodhur, s’mund të ndodhë.
Negociatat që synojnë një marrëveshje, pala tjetër thotë se nuk pranojnë ju por Thaçin?
Se di çfarë të them për këtë mentalitet politik. Njerëzit nga Tirana duhet të shkojnë në Serbi për t’u impresionuar me pritjet në Beograd, se ata njihen për 5 minutat që të presin mirë. Ne në Kosovë e dimë shumë mirë, sesi është e vërteta. Kanë hequr njerëz nga puna, kanë marrë disa shqiptarë për të thënë që kemi shqiptarë dhe i kanë reklamuar, por e vërteta është ndryshe.
Nëse Serbia preferon Thaçin dhe jo ju, Thaçi s’duhet të bëjë diskutime të njëanshme?
Politika duhet të ndahet nga mentaliteti i vjetër. Kosova është shpallur që në 2008-ën e pavarur, por i ka thënë jo Serbisë që në 89-ën. Që nga ai moment kemi qenë të pavarur.
Çfarë nënkuptohet me ‘korrigjimin e kufijve’?
Ajo që thatë vazhdimisht, për Presidentin nënkuptohet Presheva. Ne i kemi thënë se jemi kundër korrigjimit të kufijve, ai s’do të dëgjojë.
Thaçi e mohoi, por gota e atij uji të hidhur e pikoi dhe e rodhi, kur foli për detaje që menduam se ishte folur diçka? La të kuptohej, se japim veriun për të marrë Preshevën?
S’dua të flas për këtë gjë, kam mendimet e mia, të pashfaqura. Duhet të jemi në përputhje me interesat e vendit tonë dhe do t’i shfaqim këto mendime. Dua të them se Prankoviçi dhe ai tjetri, s’kanë patur dallim. Kush është i miri dhe i keqi këtu? Po të kishim kërkuar Luginën e Preshevës do na kishte njohur Serbia? E kishim kërkuar 10 vite para?! Të qëndrojmë këtu ku jemi, e të mos futemi në shtigje të rrezikshme.
Ka ngutje mes negociatorëve, ka një si afat majin e vitit 2019?
Kush tha, ju mendoni se fati i vendit tim, varet nga mandati i Mogherinit?! Procesi duhet të ecë normalisht, por s’është dëshira ime.
Nëse SHBA na detyron për një marrëveshje, çfarë duhet të themi?
Projekti i Kosovës është investim i yni dhe i miqve tanë.
Bolton tha se nëse negociojnë dhe arrijnë për një ndryshim kufijsh, jemi në rregull.
Ky projekt është i përbashkët, edhe liria. Ju besoni se ky projekt do shkatërrohet për shkak të afateve? Jo, është diçka më e madhe se ne të gjallët. Është ndërtuar përjetësisht. Shqiptarët mund të dalin nëse iu ofrohet diçka më mirë, me serbët jo.
Me një skenar të tillë, marrim rastin e Taivanit, a mos duhet të jemi në kohën e duhur?
Jemi në informacion të plotë me zhvillimet edhe përtej Atlantikut. Kosova është e gati për dialog dhe për të marrë përgjegjësi. Ne e dimë se Serbia në tavolinë mund të ofrojë dhe ndarje.
Berisha tha se argatët e Beogradit janë në Prishtinë?
Ne komunikojmë me njëri-tjetrin, por ajo që po them është se ata nga Tirana shqetësimet i kanë për vendin e tyre. Shqetësohem kur s’ka reagim. Na duhen mendimet e njerëzve tanë. Elitave tona, siç kam edhe unë shqetësim për Gjirokastrën dhe Vlorën, s’ma ndalon kush.
Mos u "shemb"Fatmir as te Berisha e as te askush tjeter,Korigjim kufijsh,eshte permendur,por Hashim ka thene vetem "bashkimin e Lugines se Presheves me Kosovesn",pa perimtuar pranon apo nuk pranon serbia,Keto ju kundershtaret po ia vishni,sipas jush,keshtu mund ta demtoni imazhin e Hashim Thacit-Lider i Kosoves,Ndersa Platformen e opoztes destruktive t e Kosoves, del qart e kjart,se mbi Kushtetute nuk mund te hipet me nje "platforme"raport,udhezim administrativ apo dic te nenvlefshme.
Përgjigju