Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli ka folur rreth idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se nuk ka arritur ende për ta kuptuar mesazhin e këtij propozimi.
Në një intervistë për emisionin ‘Debat’ në RTK Pacolli theksoi se këto ide janë retorikë politike. Uashingtoni dhe Brukseli sipas tij nuk e përkrahin një propozim të tillë.
Dialogu final nënvizoi Pacolli nënkupton njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB dhe jo ndryshim kufijsh. “Unë punoj afër presidentit dhe mund t’ju garantoj se Presidenti nuk ka asnjë plan që në tavolinat e dialogut ta sjellë çështjen e ndryshimit të kufirit të Kosovës”, tha ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.