Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: S’ka ndarje të Kosovës, s’bisedojmë kurrë për Gazivodën e Mitrovicën

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: S’ka ndarje të Kosovës, s’bisedojmë kurrë për Gazivodën e Mitrovicën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

KOSOVE-Presidenti Hashim Thaçi, në një konferencë të fundit për mediat, ka thënë se marrëveshja me Serbinë, do të jetë paqësore dhe në të nuk ka shkëputje e as ndarje territoresh.

 Çfarë do të thotë kjo? E para nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Nuk do të ketë shkëputje të pjesës veriore të Kosovës. E kam thënë më parë dhe e them përsëri, nuk do të bisedojmë kurrë, në asnjë rrethanë për liqenin e Gazivodës (Ujmanit) apo për qytetin e Mitrovicës.

Hashim Thaçi, president i Kosovës

Thaçi tha se Kosova ka marrëdhënie të mira me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, dhe sipas tij e njëjta gjë duhet të jetë edhe për Serbinë. Thaçi theksoi se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, do të sillte anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë.

Si Kosovë kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë si vende fqinje na mbetet të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë, prandaj jemi angazhuar në dialog me Serbinë tani e sa vite. Është koha tani për marrëveshja e madhe historike përfundimtare mes dy shteteve.Është e rëndësishme të shfrytëzojmë këtë rast dhe të arrijmë këtë marrëveshje. Nëse e humbasim këtë rast pas zgjedhjeve të institucioneve të Bashkimit Evropian që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm rrezikojmë të gjendemi si Kosovë dhe si rajon përballë një Bashkimi Evropian më të mbyllur për Ballkanin Perëndimor. Rrjedhimisht do të kemi më pak vëmendje dhe vendosmëri për të shtyer përpara proceset që garantojnë paqe dhe siguri në Kosovë dhe në tërë Evropën Juglindore.

Hashim Thaçi, president i Kosovës

Presidenti Thaçi dhe Vuçiç pritet të takohen më 7 shtator në Bruksel, ku do zhvillohet raundi i ri i bisedimeve.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar që në vitin 2011. Në korrikun e këtij viti, Thaçi ishte i pari që hodhi idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Opozita kosovare e kundërshton këtë ide, ndërkohë që edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se një marrëveshje e tillë mes dy vendeve, mund të ketë një efekt zinxhir në vendet e rajonit.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat