Pas një serë deklaratash të forta në distancë, sot pritet të zhvillohet takimi mes presidentit kosovar, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç. Dy liderët pritet të takohen në Bruksel, me praninë e shefes së Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini.
Thaçi u shpreh dy ditë më parë në një konferencë për mediat se në dialogun që do zhvillohet me Serbinë, nuk ka asnjë skenar për ndarja të Kosovës, apo shkëmbim të territoreve.
Thaaçi tha se do të ketë vetëm korrigjim kufijsh dhe asocacioni i komunave serbe, nuk do t’ju japë atyre kompetenca ekzekutive. Për Thaçin, kjo do të sjellë bashkimin e Luginës së Presherës me Kosovën.
Ideja e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë u hodh për herë të parë në publik nga Presidenti kosovar, Hashim Thaçi dhe gjeti mbështetjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Gjermania është shprehur kundër një marrëveshjeje mes dy vendeve, që mund të sjellë shkëmbim territoresh, pasi sipas Merkel, një gjë e tillë do të kishte një aksion zinxhir në të gjitha vendet e Ballkanit.
Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, ka folur për mediat pak para nisjes së takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel.
Thaçi është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje, që sipas tij, do të ketë kuptim vetëm kur arrihet njohja reciproke e Kosovës.
Jam i vetëdijshëm që do të kemi pengesa dhe vështirësi, por ja vlen për të punuar që të shënojmë progres. Po hyjmë në fazë të re të dialogut për arritjën e marrëveshjes përfundimtare. Ky proces i dialogut shpresoj që do të shënoj progres për Kosovën, Serbinë, për paqen dhe stabilitetit në rajon për të dy popujt. Jam i vetëdijshëm që do të kemi pengesa dhe vështirësi, por ja vlen për të punuar që të shënojmë progres. Kjo gjendje e statusit është e paqëndrueshëm, konflikti ngrirë është i paqëndrueshëm duhet të lëvizim drejt të ardhmes evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Pra, ky dialog ka vlera euroatlantike, të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik. Por, ritheksoj se dialogu dhe marrëveshja ka kuptim vetëm atëhërë kur ndodh njohja reciproke e Kosovës nga Serbia. Askush çështjen e negociatave apo marrëveshjet nuk mund të lidh me çështjet e tjera. Marrëveshja finale do të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Do të ruhet shpirti multietnik, do të jetojnë në pronat dhe shtëpitë e tyre në paqe.
Hashim Thaçi, president i Kosovës.