Korrik 1990, dokumentet sekrete 
kush u kap me armë në ambasada 

Korrik 1990, dokumentet sekrete <br />kush u kap me armë në ambasada 
TIRANE- Orë pas ore nga zyrat e Hetuesisë së Përgjithshme në Tiranë dilnin udhëzime të shumta për thellimin e hetimeve duke u fokusuar në emra të veçantë mes të ndaluarve gjatë trazirave të datës 26, 27 dhe 28 korrik 1990 pranë ambasadave të huaja në Tiranë.

Dje botuam tre udhëzime me shënimin sekret, për thellimin e hetimeve dhe zbulimin e organizatorëve të vërtetë të këtyre trazirave pranë ambasadave. Udhëzimet ishin direkt pas datës 26 korrik, pra që të nesërmen me 27, 28 dhe 29 korrik 1990. Sot do të vijojmë me tre dokumente të tjera të datës 30, 31 korrik 1990 dhe 1 gusht 1990.

Ajo që bie në sy është thellimi i hetimeve në këto çështje, ndërsa përqendrohen në raste të veçanta si vëllezërit shkodranë Paulin dhe Vesel Merlaj të cilët ishin kapur edhe me armë pranë ambasadave.

Shkresat japin udhëzime për vijimin e hetimeve dhe theksojnë data dhe ore si  afatet e fundit për të raportuar informcacionet e mbledhura.
Edhe këto dokumente si paraardhëset që kemi publikuar dëshmojnë qartë tensionin dhe gjendjen e gadishmërisë në organet mbrojtëse në vend gjatë ditëve të trazuara të korrikut 1990 në Tiranë.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg