Korrik, shqiptarët tërheqin 33 mln
euro depozita, në rënie kreditimi

Korrik, shqiptarët tërheqin 33 mln<br />euro depozita, në rënie kreditimi
TIRANDE - Shqiptarët po tërheqin më shumë para nga depozitat e tyre bankare. Gjatë muajit korrik, sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, bëjnë të ditur se në korrik 2013, stoku i depozitave ishte 934 miliardë lekë, duke pakësuar me 4.6 miliardë lekë, apo 0.5% në raport me një muaj më parë.

Në tre muaj, maj-korrik, stoku i depozitave në banka është ulur me rreth 8.5 miliardë lekë (60 milionë euro), ritme tkurrëse këto që janë parë vetëm në fund të 2008-s dhe fillim të 2009-s, kur sistemi bankar vuajti nga një valë tërheqjeje depozitash, si rrjedhojë e panikut të shkaktuar nga kriza globale financiare. Ajo ishte periudha, kur në Greqi tërhiqeshin nga bankat deri në 7 miliardë euro në ditë. Rënia e korrikut 2013 për bankat që operojnë në Shqipëri është më e larta që nga marsi 2009.

Në korrik u konstatua dhe një performancë negative e depozitave në lekë (u tkurrën kursimet e kompanive shtetërore dhe atyre jo financiare) ndryshe nga muajt e kaluar, kur ishte ulja e valutës ajo që ndikoi në ecurinë e dobët të gjithë sistemit. Për herë të parë që nga korriku 2012, kursimet në lekë nuk u rritën.

Në korrik, në raport me fundin e 2012-s, depozitat në total u rritën me 4.2 miliardë lekë, apo 0.5%. Një vit më parë ndryshimet përkatëse ishin 37 miliardë lekë dhe 4.3%.
Por, në zvogëlim edhe më të ndjeshëm kanë qenë kursimet në valutë, të cilat kanë rënë me 16.5 miliardë lekë (rreth 120 milionë euro) gjatë periudhës në fjalë.

Zëri që ndikoi më negativisht ishte ai i depozitave që zotërohen nga sektorë të tjerë rezidentë (individët), që ka rënë me 21 miliardë lekë në 7 muajt e këtij viti. Depozitat në lekë u rritën me 20 miliardë lekë (4.4%) për të njëjtën periudhë.

Ndryshimi vjetor (korrik 2013/korrik 2012) ishte 22.4 miliardë lekë, apo 2.4%. Një vit më parë ndryshimet përkatëse ishin 87 miliardë lekë dhe 10.6%. Ndërkohë, kredia për ekonominë zbriti me 9.4 miliardë lekë, apo 1.7% në 547.8 miliardë lekë në korrik, në raport me qershorin e këtij viti. Një rënie në këto nivele nuk është konstatuar asnjëherë në dekadën e fundit. Ndryshimi vjetor (korrik 2013/korrik 2013) është minus 4.7 miliardë lekë, apo gati minus 1%.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 03.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë