TIRANE - Shkalla e kredive me probleme pësoi një rënie mujore gjatë korrikut, për herë të parë që nga fundi i vitit 2012. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, kreditë me probleme zbritën në 23.8%, nga 24.4% që kishte qënë në fund të qershorit. Ky është njëkohësisht niveli më i ulët i kredive me probleme që nga muaji mars. Hera e fundit kur kreditë me probleme ishin ulur kishte qënë muaji dhjetor i vitit të kaluar.
Por, ulja e dhjetorit rezultoi e përkohshme dhe kreditë me probleme rifilluan rritjen gjatë vitit 2013. Ndaj edhe ulja e korrikut do të kërkojë vijimësi gjatë muajve në vazhdim për të mund të rikthyer optimizmin se ky problem mund të jetë në rrugën e zbutjes. Kjo do të jetë gjithsesi e vështirë nëse kreditimi i ekonomisë nuk i rikthehet rritjes në pjesën e mbetur të këtij viti. Ulja gjatë korrikut duket të jetë më shumë rezultat i fshirjes së një sasie të kredive të humbura, sesa një përmirësim organik i cilësisë së portofolit të sistemit bankar.
Më herët gjatë këtij viti, pas këmbënguljes së Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Bankave, ministri i Financave nxori një udhëzim të ri për fshirjen nga bilanci të kredive të humbura. Kjo mund të ketë ndihmuar në fshirjen një pjese të kredive që bankat i konsiderojnë të humbura, por që më parë i mbanin në bilanc vetëm për shkak të mosnjohjes nga ana e organeve tatimore si shpenzime të zbritshme.
Sidoqoftë, ngadalësimi i huadhënies dhe kreditë me probleme ngelen një problem serioz për sistemin bankar, çka dëshmohet edhe nga rezultati financiar progresiv i 7-mujorit. Për herë të parë gjatë këtij viti, rezultati agregat i 16 bankave të sistemit ishte me humbje, në vlerën e 1.3 miliardë lekëve. Shpenzimet për fondin rezervë të humbjeve nga kreditë me probleme ngelen barra kryesore në rezultatin e bankave dhe pengesa më serioze për të ruajtur përfitueshmërinë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com