Arsen Maka, 38 vjeç është arrestuar nga policia, ndërsa është dënuar me 9 muaj burg për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ekzekutimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e shtetasit Arsen Maka, 38 vjeç (i kapur nga Seksioni i kërkimit), pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, thotë policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.