Korrupsion me fondet BE, SPAK kërkoi 5 në burg, GJKKO pranoi vetëm 3! Në listë 8 masa sigurie, u miratuan 7! Beqaj me 4 akuza, edhe për mashtrim

Dy javë kohë i është dashur Gjykatës së Posaçme për të marrë vendimin për caktimin e  masave të sigurisë  në lidhje me dosjen “Saspac”. Report Tv ka lexuar vendimin e gjyqtares Rudina Palloi, ku shihet se SPAK e ka dërguar kërkesën ne gjykatë më 21 qershor 2024 ndërsa vendimi është dhënë në 3 korrik 2024.

Prokurorja e çështjes Elida Kackini, i është drejtuar gjykatës për të vendosur në total 8 masa sigurie por nga gjykata janë pranuar vetëm 7 duke rrëzuar SPAK për caktimin e masës për Marinela Jazoj,

Prokurorja Kackini  kishte kërkuar “arrest me burg” për Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj , Alfred Nikollën , Gazmend Haxhiu dhe Elton Marini, ndërsa gjyqtarja Palloj pranoi vetëm për 3 të parët dhe për Haxhiun dhe Marinin vendosi arrest shtëpi.  SPAK kishte kërkuar “arrest në shtëpi” për Bledar Lekën,  Marinela Jazoj  dhe Jona Zijaj.

 I vetmi që ka katër akuza është ish ministri Ilir Beqja ndaj të cilit spak ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv, mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, mashtrimit, dhe pabarazisë në tendera. Ndërsa të proceduarit e tjerë akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv si dhe për mashtrim. 

 Por gjyqtarja e hetimit paraprak Rudina Palloi pranoi pjesërisht kërkesën e SPAK dhe caktoi vetëm 3 masa “arrest në burg”, 2 të tjerë i la në masën “arrest në shtëpi” dhe dy në masë më lehtësuese “detyrim paraqitje”.

Për shtetasen Marinela Jazoj, për të cilën SPAK thotë se dyshohet se ka kryer veprën “korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë publikë” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, GJKKO vendosi të mos pranojë kërkesën e prokurores për të caktuar masë ndaj saj.

Kjo e fundit sipas dosjes është drejtore ekzekutive në shoqatën e Investitorëve të Huaj “FIAA” dhe sipas SPAK se në dy raste kjo shoqatë ka blerë shërbime tek restoranti “Gzona” për organizimin e eventeve.

Në të paktën një rast, është kryer pagesë nga shoqata “FIAA”, me drejtore Marinela Jazoj, tek shtetësja nën hetim M.T, e cila ushtronte detyrën pranë SASPAC, si nëpunëse finance në projektet e monitoruara SASPAC dhe njëherësh rezulton se ka kryer veprime për hartimin e dokumenteve për efekt të plotësimit të dokumentacionit të tenderave, shumë pas në kohë, se sa procedurat duhet të ishin realizuar faktikisht.

Këtë të premte, Ilir Beqaj dhe 5 personat nën masë sigurie dolën para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë, por seanca u shty të shtunën në orën 12.30 pasi avokatët e tyre kërkuan kohë të njihen me fashikullin hetimor. Ndërkohë që masa ‘arrest shtëpie’ ndaj Gazmend Haxhiajt nuk është ekzekutuar pasi ndodhet jashtë vendit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 05/07/2024 17:59

    RA NE LEKE BEQAJ DHE YXHYM PERPARA,,TEVJEDH SA ME SHUME,,ME ATO PARA SHKO E BLI NJE ARKE ME SAPUN,,,SE DO TE DUHET....NE BURG..LEGEN DJALE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës