GJKKO nis gjyqin ndaj Tushes dhe 21 të pandehurve të tjerë! Pranohet kërkesa e ish-kryebashkiakut të Lushnjës për gjykim të shkurtuar! SPAK: Abuzoi me tenderat dhe shpërdoroi detyrën

TIRANË- Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka zhvilluar sot seancën e parë për kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe dhe 21 të pandehurve të tjerë të cilët janë në sallë, të arrestuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, pasi akuzohen se abuzuan me tenderin 24 mln lekë për kanalin vaditës. Ish-kryebashkiaku Fatos Tushe dhe 19 të pandehurit e tjerë kanë kërkuar gjykim të shkurtuar së bashkie me ish-nënkryetarin Gentian Tushe, kërkesë e cila është pranuar nga GJKKO. Çështja është veçuar vetëm për dy të pandehurit Bujar Murati dhe Natasha Myrtaj.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta, raporton se të pranishëm në sallën e gjyqit ishin edhe përfaqësues të SHBA-së të cilët po monitorojnë procesin. SPAK ripërsëriti akuzat për shkelje të barazisë në tendera, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Sipas SPAK ka fakte dhe prova se në tenderat publike për rehabilitim e kanalit vaditës në Bishqethëm janë përfshirë zyrtare të bashkisë Lushnjë si Fatos Tushe, Gentian Nushi, Flamur Peqini, Leonard Sefa, Blerta Turku etj. SPAK thotë se këto bënë të mundur që të fitonte një firmë e cila nuk plotësonte kushtet dhe se ka pasur abuzime me tenderat për blerjet materialet elektrike.

Fatos Tushe, nënvizon SPAK, ka shpërdoruar detyrën dhe karburantin e shtetit për persona të paautorizuar, ndërsa me veprimet dhe mosveprimet janë dhënë tre tendera fiktiv. Me këto tendera fiktiv, thotë SPAK, u paracaktuan fituesit para se të shpallej procesi. Sipas SPAK, ata që fituan tenderat, kishin lidhje shoqërore me Fatos Tushen dhe stafin e bashkisë.

Seanca e radhës për pretencën ndaj 20 të pandehurve mes tyre dhe Fatos Tushes do të mbahet me 6 maj ora 10.

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik, me 10 ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin Në fund, Lami dhe Murati i ndanin paratë bashkë.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u shkarkua nga detyra nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar