Edvin Prifti akuzohet se mori para për 7 ndërhyrje në zemër/ GJKKO i kthen sërish SPAK-ut dosjen për ish shefin e kirurgjisë në QSUT

Edvin Prifti akuzohet se mori para për 7 ndërhyrje në zemër/ GJKKO i kthen sërish SPAK-ut dosjen për ish shefin e kirurgjisë në QSUT

Edvin Prifti

TIRANE - Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i jep dhe dy muaj kohë SPAK të plotësojë hetimet për mjekun Edvin Prifti, duke kthyer kështu dosjen për herë të dytë.

Gjyqtarja e çështjes Elsa Ulliri në seancën e sotme (4 shkurt) i kërkoi prokurorit Sotir Kllapi të rikryejë aktin e ekspertimit financiar, teksa seanca e radhës u caktua në datë 7 prill.

Më 13 shkurt të 2024, SPAK mbylli hetimet dhe bëri kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim ndaj Edvin Priftit, për të cilin janë ngritur 4 akuza, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.

Prokurorisë së Posaçme iu deshen 4 vite hetime për të kopsitur dosjen për ish shefin e Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas organit akuzues, Prifti mori para për 7 ndërhyrje në zemër pranë QSUTGjithashtu iu sekuestruan 1.1 mln euro, 256 mijë € ishin cash në banesë e zyrë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Marrëzia e Donald Trump, që do t'i turpërojë Shtetet e Bashkuara

Marrëzia e Donald Trump, që do t'i turpërojë Shtetet e Bashkuara