2 mijë € për ndryshimin e akuzës ndaj të pandehurit, arrestohet avokatja, pezullohet prokurori i Tiranës

TIRANE - Zbulohet një rast korrupsioni në Prokurorinë e Tiranës. Kamerat e sigurisë së institucionit dhe përgjimet telefonike ngrejnë dyshime se janë paguar 2 mijë euro te prokurori i Tiranës, Përparim Hasa përmes avokates Donada Lepenica, me qëllim ndryshimin e akuzës për një të pandehur.

Prokurori i Tiranës është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa është arrestuar avokatja. Paratë janë paguar nga një i pandehur i cili ka kërkuar ndryshimin e akuzës nga prokurori i çështjes. 

Prej 4 ditësh, Krimet e Rënda kanë bllokuar serverin e kamerave të sigurisë së Prokurorisë së Tiranës. Pamjet filmike kanë fiksuar momentin kur avokatja futet në zyrën e prokurorit. Ndërsa nga përgjimet telefonike zbulohet se avokatja i drejtohet të pandehurit që ajo mbron se, "gjithçka e kam zgjidhur me prokurorin". Biseda me të akuzuarin është bërë pak çaste pas takimit të saj me prokurorin e Tiranës, Përparim Hasa, në zyrën e këtij të fundit.

Report Tv ka mësuar se prokurori ka mohuar akuzat ndaj tij, por burime nga Krimet e Rënda pohojnë se biseda telefonike e përgjuar e avokates me të pandehurin është bërë në të njëjtën ditë kur ajo ka takuar Hasën në zyrën e tij në Prokurorinë e Tiranës. Dhe prandaj ka dyshime të arsyeshme për mitmarrje të prokurorit në bashkëpunim me avokaten dhe dy sekserët e arrestuar gjithashtu Yzeir Bala, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë. 

Gjykata e Krimeve të Rënda do japë nesër (e premte) në orën 10:00 masën e sigurisë për avokaten e arrestuar, Donada Lepenica si dhe prokurorin e Tiranës, Përparim Hasa. 

Njoftimi i Policisë për ngjarjen: 

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërmjetësi”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë. Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest me burg” për 3 shtetas.

Vepra penale në ngarkim të tyre “Korrupsioni aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 319/25 i Kodit Penal.

Specialistët për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërmjetësi”, bënë ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, për shtetasit :

- Donata Lepenica, 57 vjeçe banuese në Tiranë (avokate private në qytetin e Tiranës )

- Yzeir Bala, 32 vjeç, banues në Tiranë

- Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë

Për shkak të hetimit nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera. Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 20/09/2018 15:26

    Prokurori u pezullua,pse nuk arrestohet avokatja qe eshte dhe seksere

    Përgjigju
  • vetingu: 20/09/2018 11:13

    avokatja qe jep leket e te arrestuarit nxirret me emer e mbiemer dhe arrestohet, prokurori qe fut leket ne xhep vetem pezullohet dhe nuk del as emri jo po vetem iniciale. respekte drejtesia

    Përgjigju
    • llapashtica: 20/09/2018 15:47

      kur ka korrupsion aktiv i bie qe ka dhe nje person qe ka konsumuar korrupsion pasiv...pra prokurori.Pse nuk eshte arrestuar?!!!

    • Petrit Fusha: 20/09/2018 12:44

      a lexon emrin Perparim hasa dhe me foto o shok

    • Fredi: 20/09/2018 12:22

      Emrin ja kane nxjerre por perse nuk e kane arrestuar se kuptoj? Ketu nuk ka avokate por vetem sekser dhe kjo per faj te gjykates qe e merr vendimin paraprakisht duke bere pazare te flliqura me prokuroret e koruptuar. Prokuroria e Tiranes duhet shkatruar megjithe themele. Funksionon si nje band e organizuar gjobevensish.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat