Mori 50 mijë lekë që të ndërhynte tek prokurori dhe gjyqtari për të mos dënuar një person! Oficeri gjyqësor i Prokurorisë së Tiranës në kërkim nga SPAK (EMRI)

Një oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës është shpallur në kërkim nga SPAK pasi dyshohet se ka kryer korrupsion dhe ka zbuluar të dhëna që përbëjnë secret kundrejt ryshfetit. Fatbardh Lala, sipas prokurorisë ka marrë  50 mijë lekë të reja për të ndërhyrë tek prokurori dhe gjyqtari me qëllim shmangien e dënimit të Ermir Llagaçi.

Ndaj zyrtarit të prokurorisë u caktua në mungesë masa e “arrestit me burg”, pasi oficeri rezulton te jetë larguar  jashtë vendit. Nën hetim janë marrë edhe Ermir Llagaçi dhe nëna e tij Tefta Llagaçi për kryerjen e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas prokurorisë pavarësisht se Ermir Llagaçi u dënua, vepra penale e korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, konsiderohet e konsumuar nga ana e e personave të vënë nën hetim. Ermir Llagaci sipas SPAK i ka paguar edhe avokatit shumën prej 300.000 lekësh, duke qenë në dijeni se 150 mijë lekë do të jepeshin me qëllim që ai të ushtronte ndikim te gjyqtarët e Apelit, të cilët ishin tre, dhe secilit do ti jepej shuma prej 50.000 lekësh.

Grupi i hetimit ka grumbulluar prova se oficeri i policisë gjyqësore ka konsumuar edhe veprën penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” pasi ka përcjellë të dhëna që përmbajnë aktet sekrete të një ose më shumë procedimi penal, dhe këtë informacion e ka disponuar për shkak të punës si oficer i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Këto të dhëna Oficeri i Policisë Gjyqësore ia ka transmetuar nënës së shtetasit të akuzuarit nëpërmjet telefonit madje duke rekomanduar që të familjarët e të pandehurit të takoheshin me  prokurorët.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ani: 30/06/2023 19:03

    Gjith opgj jan sekserat e ptokurorve e gjyqtarve, 1000%

    Përgjigju
  • Emigrant: 30/06/2023 18:20

    Do bejme lufte kundra korrupsionit de more de Por oktapidet e krimit dhe korrupsionit salih e meta si denoni dote

    Përgjigju
  • Den: 30/06/2023 18:12

    Çfare jane keto prralla? Me 50 000 lek prokurori dhe sekseri i tij (oficeri pol.gjygj)kur nuk kane leter higjenike fshijne menderen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!