“Ne nuk kemi frikë nga e testimet por e kundërshtojmë pas Ministria e Shëndetësisë në fillim duhet të testojë politikat e veta.” Kështu deklaroi mjeku Apostol Vaso i ftuar në studio në A1 Report. Sipas tij puna e një mjeku është gjithmonë një testim. Mjeku Vaso thotë se nëse Ministria e Shëndetësisë do të bëjë një panoramik të situatës atëherë duhet të kërkojë në struktura ndërkombëtare.
“ Testimi është një problem që doli nga përfaqësuesit e Ministrisë si një mjet për nivelit e mjekëve, sidomos nga ana e teorisë. Ne nuk jemi kundër testimeve, jeta jona është testim si në praktikë dhe teori. Në ndjekim praktika ndërkombëtare, nëse kërkon dikush të marri një fotografim ku është niveli i mjekëve ka struktura ndërkombëtare për këtë. Ne nuk jemi dakord për mënyrën se si organizohet. Ne nuk kemi frikë nga provimet e testimet, kundërshtohet sepse na vendosin në një situatë që keq informon opinionin dhe të sëmurët”, deklaroi mjeku Vaso.
Ai thotë se në fillim duhet testuar aspekti administrativ dhe politikat e shëndetësisë. Mjeku Apostol Vaso, duhet bërë dhe një akreditim për spitalet, që sipas tij është një testim i politikave të shëndetësisë.

“Ne shpresojmë që të na kuptojnë, të na kuptojë edhe opinioni që ne nuk trembemi me provimet. Spitalet tona renditen në nivel të 3000 në botë. Në radhë të parë duhen bërë testim administratorët e pastaj mjekët. Politika nuk e njeh situatën e mjekësisë. Kujton se me një të rënë të shkopit rregullohet. Nëse një njeri që s’ka lidhje me shëndetësinë e tregon për standardet kjo s’më duket ide e mirë. Mendimi tonë është që ata që kanë marrë këtë iniciativë të ulen e të bisedojnë”, deklaroi mjeku Vaso.
Sa i përket pagës, një nga kërkesat e mjekëve gjë gjatë protestës së sotme, Vaso thotë se paga në Shqipëri është qesharake krahasuar me vendet e rajonit. “Ne duam ti tregojmë opinionit në cilat kushte punojmë dhe sa paguhemi”, theksoi mjeku Apostol Vaso.
Në lidhje me korrupsionin në shëndetësi, mjeku Apostol Vaso thotë se për bluzat e bardha ekziston një perceptim i keq por qe e vërteta nuk është kështu. Ai thotë se shqiptarët e kanë zakon që kur shkojnë tek mjeku zgjatin dorën për të dhënë lekë.
“Në këndvështrimin e opinionit duket sikur mjekët janë pjesa më e keqe e shoqërisë. Unë kam vite pa parë lekë në xhepin tim. Nuk ka diskutime që lekët më pëlqejnë, por sinqerisht nuk kanë marrë. Shumë më kanë drejtuar lekë. Kjo është një dhe zakon i këtij populli. Kur shkojmë tek mjeku ne e kemi zakon t’i zgjatim dorën. Pastaj kur mjeku kërkon lekë kjo është e rëndë”, deklaroi mjeku Vaso.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com