Korrupsioni, në 10 ditë referohen
mbi 52 raste në prokurori

Korrupsioni, në 10 ditë referohen<br />mbi 52 raste në prokurori
TIRANË - Që në 10 ditëshin e parë të qeverisë së re, policia ka rikthyer sytë për luftën kundër kundër korrupsionit, ku për këtë kohë ka referuar 52 raste në prokurori. Shifrat janë bërë të ditura nga Ministria e Brendshme, e cila ka bërë një pasqyrë të aksioneve për forcimin e rendit dhe sigurisë publike. Sipas saj, shërbimet e Policisë së Shtetit, për dhjetë kanë ndaluar dhe arrestuar 164 autorë të veprave të ndryshme penale, ndërkohë kanë nisur procedimin dhe ndiqen në gjendje të lirë 624 persona, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave më të lehta penale.

Janë kapur 77 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, nga të cilët 9 të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 7 prej tyre kërkoheshin për krimin e vrasjes. Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 879 vepra penale, prej të cilave janë zbuluar 762 prej tyre. Në këtë numër veprash penale janë përfshirë dhe shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, ku janë evidentuar 87 të tilla e zbuluar 84.

Po ashtu janë përfshirë dhe rastet e dhunës në familje, me 34 vepra penale. “Në fushën e korrupsionit janë referuar materialet në prokurori në 52 raste, nga të cilat 28 për korrupsion, në 18 raste për vepra penale të kryera nga punonjës të administratës shtetërore dhe në 6 raste vepra të tjera penale. Për këto vepra penale janë proceduar 61 persona. Ndërsa në fushën ekonomiko-financiare janë referuar materialet në Prokurori në 67 raste për vepra penale në fushën e doganave, tatim-taksave, falsifikime dhe mashtrime”, deklaroi Ministria e Brendshme. Sa i përket dhunës në familje, nga strukturat e policisë është ndërhyrë në 107 raste. Në 34 raste janë kryer veprimet bazuar në nenin 130 a të Kodit Penal, duke proceduar autorët, ndërsa në 69 raste të dhunës në familje janë plotësuar kërkesë paditë për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
 
Shkrimi u publikua sot (29.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë