TIRANË - Arrestimi i një avokati që ndan lekët me gjyqtaren në Lezhë në këmbim të drejtësisë, për kreun e avokatëve penalist të Shqipërisë Saimir Vishën është një fenomen i shëmtuar i sekserëve të drejtësisë që duhet të ndalet dhe shteti sipas tij duhet t’i ndëshkojë.
“Ata të cilët flasin në emër dhe për llogari të gjyqtarëve ose të prokurorëve, ligji duhet të veprojë në mënyrë që të ndëshkohen duke pastruar të gjithë radhët e avokatëve me moton larg duart nga sekserët përsa i përket proceseve penale apo civile.”- tha Visha.
Këtë reagim Visha e bëri një ditë pas arrestimit të avokatit Gjovalin Noka në Lezhë i cili u kap në flagrancë sëbashku me gjyqtaren Parashqevi Ademi teksa ndanin 200 mijë lekë.
Por sipas avokatit Penalist drejtësia dhe gjyqësori këto dit ndodhen në udhëkryq pasi në një raport të ndërkombëtarëve është denoncuar dhe pagesa e togave të zeza në vlera deri në 300 mijë euro për një post preferencial në gjykata.
“Në këtë situatë visha kërkon nga diplomatët denoncimin me emra konret të gjyqtarëve që kanë paguar. Ambasadorë të cilët të cilët nëse kanë emra për gjyqtarë të cilët kanë paguar shuma të tilla nga 100 mijë deri 200 mijë euro t'i kallëzojnë ato në organet kompetente. Heshtja qe bën kreu i Gjykatës së Lartë Zagonjori është e pajustifikuar, unë nuk arrij të kuptoj që një kryetar gjykate të lartë ose kryetari i konferencës gjyqësore të heshti për mos mbrojtje dot të trupës gjyqësore të cilën ai është drejtues ose konferencave gjyqësore. Sot gjyqtarët, sidomos drejtësia penale ndodhet në udhëkryq.”- u shpreh Visha
Arrestimi i gjyqtares Ademi në Lezhë është rasti i dytë në më pak se 10 ditë ndërsa më parë me kërkesë të prokurorisë së krimeve të rënda u prangos gjyqtari i Sarandës Rasim Doda i cili sipas prokurorisë kërkoi në këmbim të një vendimi 80 mijë euro.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO