TIRANE- Një efektiv policie dhe një punonjëse e Postës Shqiptare, u arrestuan nga policia për korrupsion. Ariel Rama, 27 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin Nr.2 Tiranë dhe Kristela Rama, 32 vjeçe, punonjëse e Postës Shqiptare, u arrestuan ditën e djeshme pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë një shumë rreth 2000 euro, për favorizim në këmbim të “heshtjes” së policisë, për të mos mbështetur përmbaruesin. Policia tha se arrestimi i dy kushërinjve u krye pas denoncimit të shtetases E.H. Kjo e fundit kishte vënë në kolateral një pronë të saj, apartament për akordimin e një kredie në një bankë, në favor të një subjekti tregtar.
Pas mosshlyerjes së kredisë në kohë, banka ka kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për shitjen e kolateralit. Procedura e ekzekutimit është marrë përsipër nga një subjekt privat përmbarimor që ka bërë shitjen në ankand të pronës. Kallëzuesja është lajmëruar se më datë 7 mars 2014 do të ekzekutohej lirimi fizik i banesës së saj. Në këto kushte, ajo nëpërmjet një të njohuri të saj ka kontaktuar me punonjësen e postës Kristela Rama, e cila është prezantuar si avokate dhe ka marrë përsipër të ndërhyjë te drejtuesit e komisariatit nr.2 në Tiranë, që punonjës të këtij komisariati të mos shkojnë për mbështetje të përmbarimit në ekzekutimin e urdhërit të gjykatës.
E dyshuara është mbajtur nën vëzhgim nga policia pas denoncimit të E.H, nga ku ka rezultuar se ka komunikuar me efektivin e policisë Ariel Rama. Të dy kushërinjtë kanë marrë prej kallëzueses shumën prej 2000 euro. Ariel Rama ka premtuar se do të ndërhynte tek drejtuesit e komisariatit për mosekzekutimin e vendimit të gjykatës. Dje kallëzuesja u takua sërish me punonjësen e Postës Shqiptare për t’i dhënë shumën prej 200 euro si shpërblim për punën e kryer. Në këtë moment ka ndërhyrë SHKB-ja e cila ka kryer arrestimin e saj.
Shkrimi u publikua sot (07.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com