Deputeti Erion Braçe krahaosi në Frontline Interview korrupsionin e para vitit 2013 me atë çka po ndodh sot, duke thënë se në atë kohë korrupsioni vriste, si në rastin e Gërdecit dhe 21 janarit, ndërsa sot zyrtari shkon para ligjit i barabartë me një qytetar të thjeshtë.
'E gjithë apologjia që bëni dhe pyetje, që ka atje gjithë ato zyrtarë pse habiteni. Sepse kurrë në këtë vend nuk keni parë zyrtarë të shkojnë atje. Kishte drejtor tatimesh që akuzohej për vrasje dhe rrinte në detyrë sepse donte kryeministri. Nuk keni parë kurrë që në dyert e prokurorisë të shkonte një zyrtar. Tani e bëni sikur po bëni një gjë e madhe. Ishte anormale. Kishte pabarazi. Për qytetarët shkonin në burg, ndërsa për zyrtarët ishte imunitet i plotë. Një situatë normale tani ju duket anormale. Je i barabartë para ligjit do shkosh. Kjo shkakton habi, si e lëshoi ky, e çoi atë. Duhet kështu siç po ndodh, jo ashtu siç ishte. Kështu është një tentativë e madhe për ti bërë njerëzit të barabartë para ligjit. Korrupsioni deri në 2013 ka qenë i përgjakshëm. Korrupsioni vrau njerëz në Gërdec. Ka një diferencë shumë të madhe, që të vjedhësh duke vrarë. Dhe në 21 janar të vrasësh për të vjedhur. Tani ke njerëz që abuzojnë dhe dalin para ligjit. Nga 2016 e këtej korrupsioni ka përgjegjës. Përgjigjen para ligjit dhe pa mburojë politike. Në nivel politik mbrojtje nuk ka më. Diferencën e bën gjaku. Pjesa tjetër, korrupsioni është korrupsion', tha Braçe.
Lajmi kryesor:
'Kush vjedh është tradhtar' Erion Braçe në Frontline Interview: Rama reflektoi! Korrupsioni deri në 2013 ishte i përgjakshëm! Sot pa mburojë politike
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3904
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i kryebashkiakut Veliaj: Konsumoni produktet lokale për të ndihmuar familjet e zonës
22 Dhjetor, 12:12
-
Veliaj inspekton punimet në shkollën ‘Ibrahim Hima’ në Vaqarr: Llafet e sherret i merr era, shkollat mbeten
21 Dhjetor, 13:41
-
Konferenca e Solidaritetit Islamik, Veliaj pret Sekretarin e ISSA-s dhe presidentin e KOKSH: Më shumë partneritet për sportin
20 Dhjetor, 14:45
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor, 14:06
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor, 08:07
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor, 18:28
-
Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton buxhetin! Bursa për ekselentët, paketë ushqimore në shkolla! Veliaj: Nga 1 janari pensionistët abone falas! 7 objekte mësimore në rikonstruktim
18 Dhjetor, 18:09
-
'Nuk ka më protesta klasike', Korreshi në Frontline: Berisha po vijon betejën për non-gratën! Nuk ka marrëveshje me PS-në
17 Dhjetor, 20:12
-
Ironia e Spahiut: Trump do i heq dekoratën Dumanit dhe Dvoranit, për t’ja dhënë të dyja Berishës
17 Dhjetor, 19:43
-
Nga Kopshti Botanik te transformimi i akuadromit, Veliaj prezanton disa nga projektet: Numri i shkollave do shkojë në 50
17 Dhjetor, 17:28
-
Tiranë/ Për herë të parë konferenca e solidaritetit islamik! Veliaj: Sporti mundësia më e mirë për të bashkuar njerëzit
17 Dhjetor, 17:17
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38