Dhoma Ekonomike Amerikane në Kosovë në një takim me përfaqësues të biznesit kosovarë mbi ndikimin e korrupsionit në zhvillimin ekonomik të kosovës e ka vënë theksin në vullnetin që duhet pasur për luftimin e korrupsioni. Në raportin e Dhomës Ekonomike Amerikane në Kosovë "Gjendja e Biznesit Kosovar", ka dalë se 32 % e biznesmenëve kanë thënë se kanë hasur korrupsion gjatë aktiviteteve të prokurimit public.
 
Sipas tyre, korrupsioni po pengon zhvillimin ekonomik dhe ai duhet luftuar me hapa konkretë dhe jo me fjalë që në fund mbeten vetëm në kuadrin e fjalëve.
‘Zyrtarët e prokurimit publik po pasurohen, kurse numri i aktakuzave të ngritura ndaj tyre është shumë i vogël’, është evidentuar gjatë diskutimeve në këtë takim.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)