Bilanci i luftës ndaj korrupsionit gjatë vitit 2016 konfirmon edhe një herë emergjencën dhe domosdoshmërinë e veprimit të drejtësisë së re, për të cilën ka pritshmëri të mëdha se do të shembë murin e pandëshkueshmërisë.
Edhe gjatë vitit 2016, Prokuroria, si organ kryesor për ndëshkimin e korrupsionit, ka dëshmuar pafuqi përballë korrupsionit në nivele të larta. Të paktën kështu pretendon qeveria ‘Rama’, përmes një vendimi për punën e prokurorisë, me anë të të cilit jepen edhe disa rekomandime për kreu i organit qendror të akuzës, Adriatik Llallën.
Sipas analizës së qeverisë, gjatë vitit 2016, Prokuroria ka mbyllur 1314 dosje korrupsioni, për shkak të mungesës së elementeve të veprës penale. Konkretisht, për vitin 2016, nga organi i prokurorisë janë regjistruar 1 526 çështje penale për veprat penale në fushën e korrupsionit, ku janë marrë të pandehur 386 persona.
Krahasuar me vitin 2015, vihet re një ulje e numrit të personave të pandehur, me 55 persona më pak. Sipas të dhënave, rezulton se janë dërguar për gjykim vetëm 212 procedime penale ose rreth 13,9 % të rasteve, me 371 të pandehur, numër më i ulët se për vitin 2015. Pra, nga 1 526 çështje të regjistruar, janë mbyllur 1314 dosje korrupsioni.
Nisur nga bilanci i punës për 2016, qeveria i kërkon prokurorisë, që të shfrytëzojë ndryshimet e reja ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, të rrisë numrit të çështjeve të regjistruara, atyre të dërguara për gjykim dhe përfunduar me vendim dënimi të formës së prerë, për rastet e kallëzuara në prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit dhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Qeveria i kërkon prokurorisë ndëshkimin e zyrtarëve të lartë si të gjithë shtetasit e tjerë. “Ndryshimet e reja ligjore në kuadër të reformës në drejtësi janë premisa dhe garanci më tepër në luftën kundër korrupsionit, në funksion të rritjes së hetimeve proaktive dhe përdorimin e metodave speciale të hetimit, rritjes së kapaciteteve dhe bashkëpunimit për hetimin e korrupsionit, si dhe marrjen e masave për hetimet më efikase dhe efektive të kësaj kategorie veprash penale. Hetimi penal i krimit të korrupsionit duhet të jetë i shpejtë, pasi provat që vërtetojnë kryerjen e këtyre krimeve janë veçanërisht të prirura për t’u zhdukur. Korrupsioni i zyrtarëve të lartë publikë duhet të dënohet sipas parashikimeve ligjore, duke evidentuar qartazi që ndëshkimi i ligjit aplikohet në mënyrë të barabartë për të gjithë”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Qeveria ‘Rama’ i kërkon organit të akuzës që për vitin 2017 të rrisë numrin e aseteve të konfiskuara në rastet e korrupsionit. Po ashtu, qeveria kërkon rritjen e cilësisë së hetimeve, sidomos ndaj zyrtarëve të lartë.
“Hetime sistematike pasurore dhe rritje të numrit të aseteve të konfiskuara në rastet e korrupsionit sidomos në fazën fillestare të hetimeve. Rritje të numrit dhe të cilësisë së hetimeve, sidomos të rasteve të zyrtarëve të lartë publikë, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe duke kryer hetime të plota financiare brenda dhe jashtë vendit”, rekomandon qeveria.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO