TIRANË - Shkarkohet drejtori juridik i burgut të Lezhës. Vendimi për shkarkimin e Leonard Mardoda, është marrë nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndjekur me shqetësim transmetimin e emisionit investigativ “Fiks Fare” të datës 28 nëntor 2013, ku në një rast flagrant korrupsioni është përfshirë edhe një punonjës i këtij institucioni”, kanë bërë të ditur burimet zyrtare nga burgjet.
Drejtoria e Burgjeve ka bërë të ditur se, “duke marrë shkas nga situata, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, mori menjëherë masën administrative: Shkarkim nga detyra të Leonard Mardoda, Përgjegjës i Sektorit Juridik në IEVP Lezhë”.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mban të njëjtin qëndrim me Ministrinë e Drejtësisë për rastet e korrupsionit. Marrja e masave ndaj këtyre rasteve do të jetë gjithmonë konform ligjit”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com